Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Jeta juaj në çift do kalojë një dite mjaft euforike sot. Do ndiheni aq mire saqë nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë. Beqarët do jenë shumë indiferentë ndaj ftesave që do iu bëhen dhe do mbeten me të njëjtin status si këto kohe. Financat në përgjithësi do jenë goxha të mira. Do jeni të arsyeshëm me shpenzimet dhe nuk do ja lejoni vetes gabimet.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Saturni do ndikojë pa masë sot në jetën tuaj në çift. Ai do iu nxitë t’i shtoni dozat e dialogut dhe më në fund do krijoni një ambient më të ngrohtë. Beqarët duhet të përgatiten për disa ndryshime në jetën sentimentale, por në asnjë mënyrë nuk duhet të marrin vendime të nxituara. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë. Kujdes me çdo shpenzim.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Do keni dëshira të çmendura sot ju që jeni në një lidhje, por partneri nuk do jetë gjithmonë i gatshëm t’ua plotësojë. Në disa momente do ndiheni të mërzitur. Beqarët nuk duhet të presin gjera të jashtëzakonshme sot, por nga ana tjetër nuk duhet të refuzojnë asnjë ftesë që do iu bëhet. Në planin financiar duhet të shmangni operacionet e pamenduara mirë.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Ju të dashuruarit do ndiheni të lirë të bëni atë që dëshironi sot, prandaj gjithçka do jetë më e ndryshe dhe më e bukur nga më parë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë. Beqarët më mirë të mos kërkojnë ta bëjnë për vete personin e ndaluar sepse do vuajnë për gjithë jetën. Financat do jenë shumë më të mira se kohë më parë. Do dini si t’i menaxhoni paratë dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Do mbylleni në vetvete gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe as që do komunikoni fare me partnerin. Ambienti do jetë gjithë kohës i zymtë. Beqarët duhet t’iu kushtojnë vëmendje të gjithë personave që do ju qëndrojnë pranë sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë e keqe, megjithatë mirë është të përkujdeseni në çdo moment për shpenzimet.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Ditë mjaft emocionuese dhe e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjera do ndryshojnë dhe do ndiheni më të lumtur. Beqarët do mendojnë vetëm për jetën profesionale duke e lënë pas dore atë sentimentale. Do neglizhojnë edhe disa mundësi të mira që do iu jepen. Sektori i të ardhurave do jetë sërish i turbullt. Merrni masa strikte sa më parë që të mundeni.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Sot do i përkushtoheni aq shumë jetës suaj në çift saqë jo vetëm do i lini të tjerët me gojë hapur, por edhe vetë nuk do ju besohet për atë që do bëni. Beqarët do verbohen nga pamja e jashtme e dikujt dhe do i hedhin hapat pa i menduar aspak. Jo për të gjithë përfundimi do jetë siç pritej. Në planin financiar më në fund do vendosni rregull dhe do keni më pak vështirësi.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Mundohuni të mos e lini pas dore partnerin tuaj sot edhe sikur të jeni të ngarkuar me punë. Ai nuk do jetë në gjendjen më të mirë shpirtërore dhe do ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në planin financiar do jeni të pamatur dhe ka rrezik të bëni gabime me pasoja të rënda mbi të ardhmen.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Ndiqini këshillat e Plutonit gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe nuk keni për t’u penduar në asnjë moment. Gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do keni probleme të mëdha dhe nuk do arrini dot të kryeni as investimet më të domosdoshme.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Do bëni shumë lëshime ndaj partnerit tuaj gjatë gjithë kësaj dite vetëm që marrëdhënia mes jush të mbetet sa më e mirë. Edhe ai nga ana e tij do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni. Beqarët do vazhdojnë të mbeten me statusin që kanë. Me financat do jeni shumë herë më të matur dhe do e dini çfarë hapash të hidhni. Probleme nuk do keni aspak.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Qielli yjor do jetë i kotrastuar gjatë gjithë kësaj dite. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe konflikte me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Beqarët do jenë luftarakë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e qëndrueshme. Kujdes!

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Ditë e qetë dhe pa asgjë të re kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Bëni atë që do Iu duket e arsyeshme dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqarët duhet Të reflektojnë gjerë e gjatë sot përse ndodhen me atë status dhe më pas të vendosin çfarë të bëjnë. Në planin financiar nuk do jeni aspak realistë dhe ka rrezik të kryeni shpenzime të pamenduara qe do ua tronditin buxhetin.