Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Ka rrezik që situata në çift të jetë mjaft e tensionuar gjatë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni të dalë e juaja dhe kjo do e acarojë paksa atmosferën. Beqarët ende nuk do jenë të sigurt për atë që duan të bëjnë me jetën e tyre sentimentale dhe do ngurrojnë të pranojnë edhe ftesat. Financat nuk do jenë as shumë të kënaqshme, por dhe as shumë problematike.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Edhe pse nuk do kujdeseni fare sot për jetën tuaj në çift, gjërat do ecin për mrekulli pranë partnerit. Kjo falë mbështetjes së të gjithë planetëve. Beqarët ka rrezik të joshen nga pamja e jashtme e disa personave dhe do nxitohen të fillojnë një lidhje pa i njohur mirë ata. Në planin financiar do iu duhet shumë durim dhe përpjekje për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Sot do filloni të bëni shumë projekte me partnerin tuaj dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. E ardhmja do jetë akoma dhe më e bukur. Beqarët do kenë veçse disa pëlqime për disa persona, por nuk ka për të ndodhur asgjë më tepër. Për financat do jetë një ditë delikate. Duhet me patjetër të ulni shpenzimet që të mos mbeteni pa para.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Venusi do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më të bukur dhe harmonike sot. Do dini si t’i shprehni në mënyrë të veçantë ndjenjat dhe do e bëni partnerin t’iu ridashurojë. Beqarët do flirtojnë pa fund dhe në mbrëmje do e gjejnë personin e përshtatshëm. Nëse shpenzoni me kujdes gjendja financiar do fillojë të përmirësohet. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift, megjithatë nuk do ndodhë as ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqarët nuk do jenë me fat dhe do mbeten sërish vetëm. Kjo në fakt do i mërzitë dhe do i futë në melankoli. Problemet financiare do mund t’i zgjidhni falë ndihmës së disa të afërmve.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Sot partneri do iu besojë më shumë dhe do iu bëjë surpriza të mrekullueshme. Gjithçka do fillojë të duket më ndryshe. Beqarët gjithashtu mund të kenë takime interesante, por duhet ta shfrytëzojnë secilin që të shohin mundësinë e ndryshimit të statusit. Në planin financiar do tregoheni shumë të angazhuar. Do keni ide të qarta si ta përmirësoni situatën.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Fillimisht do duket sikur dita nuk do jetë aspak problematike për çiftet, megjithatë me kalimin e orëve situata do filloje të dalë jashtë kontrollit. Do jeni më shumë sesa duhet xhelozë dhe nuk do duroni dot as ta shihni dot partnerin të ketë pranë koleget e punës. Beqarët do jenë sërish të pafat. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni të stabilizoni situatën sepse mund të gaboni.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Të dashuruarit do e kalojnë krizën në çift dhe do mundohet të provojnë eksperienca të reja. Ka qenë rutina ajo që ka krijuar të gjitha problemet. Për beqarët priten shumë ndryshime sot. Personi ideal do shfaqet në momentin që ata më pak e presin. Në planin financiar kënaquni me gjendjen që keni sepse kush kërkon shumë mund të bëjë gabime të pafalshme.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Marrëdhënia në çift do konsolidohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do jepni shumë nga vetja vetëm që ai që keni në krah të ndihet më së miri. Beqarëve do vazhdojë t’iu rendojë vetmia duke qenë se edhe miqtë do jenë të ngarkuar me punë. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Shpenzimet duhet kryer me maturi.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Marsi do jetë planeti më i favorshëm sot për jetën tuaj në çift. Ai do iu bëjë më të kthjellet dhe më të përkushtuar ndaj partnerit. Beqarët duhet të tregohen sa më të hapur ndaj takimeve, por jo të pranojnë çdo gjë që do iu kërkohet. Mësoni t’i frenoni emocionet momentale. Financat do jenë të mira, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Ka rrezik që të ndodhë ndonjë furtunë sot në jetën tuaj në çift. Femrat do qahen shumë nga personi që kanë në krah dhe do debatojnë ashpër. Beqarët nuk duhet të nxitohen edhe sikur personat që pëlqejnë t’iu bëjnë ndonjë surprizë. Situata financiare do jetë e shëndetshme dhe aspak problematike. Mund të kryeni edhe investimet e menduara prej kohësh.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Partneri do iu mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Do ndiheni shpesh të bekuar nga qielli. Beqarët do nisin aventura afatshkurtra, por mjaft emocionuese dhe të kënaqshme. Me financat do keni vështirësi. Gjendja e të ardhurave nuk është aq e mirë sa për të kryer të gjitha shpenzimet që keni menduar.