Të gjithë kanë një mendim që duan ta shprehin, por vetëm disave duhet t’ia merrni parasysh. Disa shenja të horoskopit njihen për mençurinë, kujdesin dhe aftësinë për të ofruar këshilla që burojnë nga përvoja dhe ndjeshmëria. Kur flasin, prekin godasin në shenjë e shpesh ndihmojnë të tjerët të gjejnë rrugën e duhur.

Virgjëresha

Virgjëreshat shquhen për natyrën e tyre analitike dhe aftësinë për të parë gjërat në mënyrë të qartë dhe logjike. Këshillat e tyre nuk jepen me nxitim, por pasi kanë peshuar me kujdes çdo aspekt të situatës. Ata ndajnë emocionet nga faktet dhe ofrojnë zgjidhje realiste që sjellin stabilitet e paqe në planin afatgjatë.

Bricjapi

Bricjapët flasin nga përvoja. Janë njerëz që kanë mësuar shumë nga sfidat e jetës dhe i qasen çdo problemi me praktikë e përkushtim. Këshillat e tyre janë konkrete, të drejtpërdrejta dhe të bazuara në realitet. Nëse një Bricjap ju jep një këshillë, ka shumë gjasa që të dijë për çfarë po flet.

Peshqit

Peshqit njihen për empatinë dhe aftësinë për të ndjerë thellë emocionet e të tjerëve. Këshillat e tyre burojnë nga zemra dhe synojnë gjithmonë të ndihmojnë, jo të imponohen. Flasin me dhembshuri dhe shpesh fjalët iu vijnë kur juve ju nevojiten më shumë. Ndonjëherë, zgjidhjet nuk gjenden në logjikë, por në dashuri e në mirëkuptim.