
Dashi
Dita e sotme do jetë më pozitive sot për ata që janë në një lidhje. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka se bashku. Beqaret ka gjasa te fillojnë një histori dashurie të qetë dhe të fshehtë. E rëndësishme është që ata vetë do ndihen të plotësuar. Sektori i financave do jetë më i privilegjuar se kurrë më parë. Do ndiheni shumë më mirë.

Demi
Nuk do ketë aspak tension dhe debate sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe aventura kalimtare. Ata që dëshirojnë histori dashurie serioze duhet ende të presin edhe pak. Për financat gjithçka është e mundur. Ose do keni përmirësime të menjëhershme ose do rrënoheni tërësisht.

Binjakët
Dita e sotme do jetë plot diell për të gjithë ata që janë ne një lidhje. Do ndiheni të lumtur pranë atij që dashuroni dhe do dëshironi të mos ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret do jene entuziastë dhe të gatshëm të bëjnë ndonjë çmenduri të vogël. Do gjeni persona me të cilët do ju përputhen mendimet. Në planin financiar nuk duhet absolutisht të nxitoheni nëse nuk doni probleme.

Gaforrja
Ditë mjaft euforike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin tuaj dhe do planifikoni të ardhmen. Jeta intime gjithashtu do marrë më tepër rëndësi. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës dhe do jenë të sjellshëm me personat rreth e rrotull. Në mbrëmje mund të ketë edhe ftesa. Në planin financiar mos bëni çmenduri sepse do vuani pasojat.

Luani
Ju pret një ditë e mrekullueshme sot juve që jeni në një lidhje. Do i harroni njëherë e mirë te gjitha problemet që keni pasur dhe do mendoni vetëm për ato që do vijnë. Mund të merren edhe vendime sot. Beqaret do kalojnë një ditë tërësisht të qetë dhe pa gjera për t’u veçuar. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme po shpenzuar me maturi.

Virgjëresha
Ditë e kontrastuar dhe e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Bëni durim dhe mos bini në pesimizëm. Beqaret do mbyllen në vetvete dhe nuk do preferojnë aspak të dëgjojnë për dashurinë. Financat fatmirësisht do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do ketë asnjë problem.

Peshorja
Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë debate të shumta mes jush dhe partnerit. Asnjeri prej jush nuk do lëshojë pe. Beqaret do kenë mundësi me shumicë të nisin një histori dashurie serioze, por duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar do iu dalin probleme të vogla të cilat duhet t’i rregulloni sa më parë.

Akrepi
Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni më të lumtur se kurrë më parë. Do flisni për çdo temë me të. Beqaret do afrohen mjaft me dikë të cilin dikur e shanin dhe as që mendonin se mund ta kishin kaq të afërt. Financat do jenë të turbullta, prandaj duhet shmangur çdo lloj shpenzimi apo çdo huadhënie. Kujdes!

Shigjetari
Bashkëpunim, mirëqenia dhe komunikim. Këto do jene fjalët kyçe qe do simbolizojnë jetën tuaj në çift sot. Gjithçka do shkojë ashtu si ju e kishit dëshiruar në çift. Beqareve do ju duhet shumë kohë që të mendohen të bëjnë zgjedhjen e duhur. Për problemet financiare mund të flisni vetëm me specialistet ose me miq që marrin vesh nga kjo fushë.

Bricjapi
Nuk do jetë një ditë e lehtë për t’u kaluar kjo e sotmja, kështu që tregohuni të kujdesshëm kur të flisni për diçka me partnerin. Ai mund t’iu bejë kritika të cilat nuk do iu pëlqejnë. Beqaret do e gjejnë në mesdite personin e tyre ideal. Financat nuk do jenë problematike, megjithatë ju duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar.

Ujori
Debatet në çift do fillojnë të pakësohen sot dhe ju do jeni disi më të kthjellët. Mundohuni nga ana tjetër ta ndryshoni paksa rutinën dhe të bëni diçka më ndryshe se zakonisht. Beqareve do iu ndryshojë shpesh humori dhe as vetë nuk do e dinë çfarë do duan. Me pak durim dhe këmbëngulje mund të arrini t’i stabilizoni edhe financat.

Peshqit
Partneri juaj do jetë më me fat sot sepse ju do ja bëni ditën edhe më të bukur. Do e surprizoni atë në çdo momente dhe do ndiheni edhe vetë më të gëzuar. Beqaret nuk do kenë fat në dashuri edhe pse nuk do ndalen së kërkuari atë. Në planin financiar vështirësitë do jenë më të mëdha se kurrë më parë. Shmangni çdo lloj shpenzimi të tejskajshëm.
