
Dashi
Nëse keni pasur probleme në jetën tuaj në çift, duhet me patjetër të gjeni një zgjidhje urgjente sot sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do kenë njohje shumë interesante të cilat mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme. Situata financiare do ketë goxha zhvillime pozitive. Gjendja do jetë më e mirë se ditët e fundit.

Demi
Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe emocionet dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët edhe pse nuk do e mbajnë mendjen te dashuria, do kenë surpriza të këndshme që do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak tronditje. Kryeni shpenzimet më të nevojshme.

Binjakët
Do ketë takime eksplozive gjatë kësaj dite për beqarët dhe gjithçka do jete shume me ndryshe për ta. Të dashuruarit nga ana tjetër do vazhdojnë të ruajnë një komunikim të ngrohtë dhe do bashkëpunojnë për çdo gjë. Në planin financiar do ketë goxha përmirësime dhe do mund të kryeni të gjitha investimet që keni menduar.

Gaforrja
Priten goxha furtuna gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do debatoni ashpër me partnerin dhe herë pas here do mbylleni në vetvete dhe do vuani në qetësi. Beqarët do afrohen edhe më shumë me një mik të vjetër. Deri në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë surprizë. Në planin financiar mirë do jetë të mos kryeni shpenzime marramendëse nëse nuk doni vështirësi.

Luani
Në orët e para të mëngjesit do jeni pak konfuze për jetën në çift. Mundohuni që për çdo brengë të flisni hapur me atë që keni në krah dhe ta shpëtoni lidhjen. Beqarët duhet t’i pranojnë të gjitha ftesat nëse duan të fillojnë sa më shpejt një histori dashurie. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm dhe nuk do keni asnjë lloj vështirësie.

Virgjëresha
Ditë shumë elektrizuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar madje mund të arrini të mendoni edhe ndarjen. Beqarët do takojnë persona të shumtë me të cilët do ja vlejë të fillohet edhe një lidhje. Në planin financiar duhet t’i merrni parasysh këshillat që do iu japin sepse ato mund t’iu ndihmojnë vërtet.

Peshorja
Merrini gjërat me pozitivitet gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që lidhja juaj do jetë edhe më e bukur. Partneri në mesditë mund t’iu bëjë dhe një surprizë mjaft të këndshme. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse në të kundërt ka rrezik të zhgënjehen pa masë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes!

Akrepi
Mos luani me ndjenjat e partnerit gjatë kësaj dite sepse në këtë mënyrë do i bëni dëm edhe vetes suaj. Nuk mund të shkohet gjatë me një lidhje gjithë debate dhe pa tolerancë. Beqarët nuk do e gjejnë as sot personin për të cilin kanë ëndërruar aq shumë. Kjo do i mërzitë pa fund. Për financat duhet të përkujdeseni edhe më tepër që të mos keni vështirësi.

Shigjetari
Sot do jeni të vendosur për ta ndryshuar rrjedhën e jetës suaj në çift dhe do ia dilni mbanë. Do e mbani gjithë kohës pranë partnerin dhe do e mrekulloni atë. Edhe vetë do ndiheni në paqe. Beqarëve do iu duhet të bëjnë zgjedhje të vështira. Do jenë midis fillimit të një lidhjeje pasionante dhe një lidhjeje të qetë, por afatgjate. Të ardhurat do kenë përmirësime të vogla.

Bricjapi
Shprehini sa të mundni dëshirat sot në jetën tuaj në çift sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar pjesën më të madhe. Dita do jetë goxha emocionuese. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asnjë të veçantë. Duhet ende pak durim për dashurinë e madhe. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm. Saturni do iu shtyjë drejt gabimeve.

Ujori
Edhe nëse jeta juaj në çift nuk ka ecur ashtu si duhet kohët e fundit, me sjelljen tuaj sot do mund ta ndryshoni për mirë situatën. Mundohuni të bëni edhe ndonjë surprizë. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen për të filluar një lidhje sepse do i vuajnë tej mase pasojat. Sektori i financave nuk do jetë aspak në gjendjen e dëshiruar. Kujdes!

Peshqit
Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar gjatë kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli me atë që keni në krah dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqarët do afrohen mjaft me një person që e kanë pëlqyer prej kohësh, por që nuk kishin guxim t’i shprehnin simpatinë. Të ardhurat mund të kenë tronditje nëse nuk merrni masa të menjëhershme. Bëni kujdes!