Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Gjëra të mëdha priten ndërsa java vazhdon. Nuk keni pse të bëni asgjë të veçantë për të fituar miratimin e të tjerëve. E tëra çfarë duhet të bëni është të jeni vetvetja. Kjo është e gjitha që kushdo mund të kërkojë.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Në punë jeni më të prirur ndaj incidenteve se zakonisht, prandaj kini kujdes. Sigurohuni që të keni një çantë të ndihmës së shpejtë pranë, ose të paktën të dini se ku ndodhet një e tillë në rast se ju nevojitet gjatë një kohe emergjence.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Dëgjoni intuitën tuaj. Mos prisni udhëzime; thjesht vazhdoni. Eprorët dhe kolegët do ta vlerësojnë kur merrni iniciativën për projektet. Sa i përket lidhjes në çift, merreni ,e qetësi një problem që mund t’ju shfaqet gjatë ditës.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Mos ofro këshilla të pakërkuara. Të tjerët do të mendojnë se je i pasjellshëm dhe i pandjeshëm nëse pa takt u tregon se si duhet ta bëjnë punën e tyre ose si mund ta bëjnë më mirë punën e tyre. Mbaji këto komente për vete.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Instinktet tuaja janë shumë të mira në lidhje me njerëzit përreth jush. Jeni në gjendje ta vlerësoni menjëherë dikë gjatë çdo takimi virtual ose ballë për ballë. Në aspektin romantik nuk përjashtohet mundësia e një momenti mjaft të veçantë.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Do të fitosh favorin dhe respektin e të tjerëve në vendin e punës duke i dëgjuar dhe thjesht duke kuptuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, në vend që t’u japësh urdhër. Tregohu i kujdesshëm, sidomos me disa kolegë që mund të kesh pasur debat.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Ti ke analizuar tashmë mjaftueshëm një pikë të caktuar. Përpjekja për ta analizuar edhe më shumë nuk do të të çojë më tej drejt një vendimi. Në vend të kësaj, duhet të lejosh që edhe instinktet e tua të të drejtojnë.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Të heqësh dorë dhe të thuash se nuk e di nuk është zgjidhja. Gjithmonë ka një rrugëdalje. Gjithmonë ka një zgjidhje dhe po, mund ta gjesh këtë zgjidhje duke i pyetur të tjerët, duke bërë kërkime dhe mbi të gjitha, duke mbajtur një qëndrim pozitiv.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Asgjë nuk mund të të ndalojë. Ke një bindje të madhe brenda teje. Çdo gjë që të nevojitet e ke në majë të gishtave, pavarësisht nëse e kupton apo jo. Papritmas, gjithçka mbi të cilën ke punuar po shkon në vendin e vet.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Java ka nisur ngadalë dhe e keni të vështirë të hyni në ritmin e ditës. Asgjë nga ato që thoni nuk duket se po del siç duhet dhe ndiheni sikur nuk jeni në sinkron me njerëzit përreth jush. Mos u shqetësoni. Kjo është vetëm një fazë kalimtare.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Ndihesh nën presion të madh për t’i provuar dikujt tjetër se je i denjë ose meriton diçka. Po ndjen stres shtesë për shkak të këtij presioni dhe ka gjasa të gaboshj. Qetësohu dhe relaksohu.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Nëse e gjeni veten në një pozicion udhëheqës, merrni frymë thellë dhe dijeni se mund ta përballoni detyrën. Mos harroni se mënyra më e mirë për të udhëhequr të tjerët është të dini edhe se çfarë duan. Tregohuni të kujdesshëm para se të jepni urdhra.