Prilli është një muaj shumë dinamik që ndez shkëndijën e ndryshimit dhe na fton të vazhdojmë të integrojmë ndryshimet e nxitura. Në ditët në vijim, mbaron retrograda e Mërkurit dhe Venusit, duke na inkurajuar të ndërmarrim veprime bazuar në ndryshimet e brendshme që ndodhën gjatë retrogradave të fundit. 7 prill 2025 mbaron retrograda e Mërkurit.

Rreth kësaj kohe dhe në javët e ardhshme, informacione të reja ka të ngjarë të dalin në dritë, duke na ndihmuar të marrim vendime më të informuara. Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes.

Gaforrja

Hëna e plotë rozë hedh dritë mbi plagët e vjetra emocionale dhe pasiguritë gjithashtu. Kjo fazë ju shtyn të kërkoni një stabilitet të konsiderueshëm emocional. Nëse mendoni se një marrëdhënie nuk po ju ofron sigurinë që ju nevojitet, mund të merrni një vendim të vështirë, por çlirues, duke e lënë atë person pas.

Peshorja

Kjo hënë e plotë do ju përballë me realitetin dhe ju thërret të mbani qëndrim, ose do të vazhdoni me shërimin e marrëdhënies, ose do të zgjidhni ndarjen.

Bricjapi

Detyrimet dhe presionet e shtuara në fusha të tjera të jetës suaj mund t’ju kenë hequr vëmendjen nga marrëdhënia juaj. Distanca emocionale tani po ndihet dhe me energjinë e hënës së plotë. Tensionet po arrijnë kulmin. Nëse themeli i marrëdhënies suaj është i fortë, kjo krizë do të veprojë si një mundësi për forcim të marrëdhënies tuaj.