DASHI


Nëse jeni të irrituar nga sjellja e disa personave të caktuar , sot nuk është dita e duhur për t`ja u vënë në dukje. Situata të tilla do të përsëriten.


DEMI


Në këto momente nuk keni nevojë për publicitet negativ në ambjentin që ju rrethon. Mos reagoni hapur për gjëra që ju nuk i pranoni.


BINJAKET


Megjithëse i keni ngritur më shumë seç duhet pritshmëritë e eprorëve tuaj, sot mund të rikuperoni përpara se t`ju kritikojnë.


GAFORRJA


Sjellja jua sot do të jetë në varësi të një situate të caktuar. Bëni mirë të jeni më prezent në familje që të përjetoni çdo moment interesant.


LUANI


Po bëheni shumë tendenciozë karshi atyre personave që duan t`ju ndihmojnë sot. Edhe pse mund të keni rezerva bashkëpunimi është rruga më e mirë.


VIRGJERESHA


Sot nuk keni shumë kohë në dispozicion të ndryshoni idetë tuaja. Edhe pse nuk kanë ecur në fillim do të mund t`i rregulloni gjërat rrugës.


PESHORJA


Mbase nuk keni qenë shumë të vëmendshëm gjërat ju kanë ikur nga kontrolli. Do t`ju duhet pak kohë para se të riorganizoheni.


AKREPI


Dita e sotme do të evidentojë një person që meriton të ketë vëmendjen tuaj dhe t`i jepni shanset e duhura në jetë.


SHIGJETARI


Mbase keni dhënë përshtypjen e gabuar ose jeni përplasur me një njeri që nuk kishte fare interesa të konfliktohej me ju, por sot do të rimendoheni.


BRICJAPI


Sot ndiheni pak nervoz dhe këtë gjë po mundohet ta kamufloni. Një person i caktuar do të kalojë cakun në debat me ju.


UJORI


Humori dhe ndjeshmëria juaj sot do t`ju ndihmojë të kaloni situata mjaft stresante që në ditë të tjera do t`ju kishte nervozuar.


PESHQIT


Ju vetë e dini që keni munguar në një ngjarje vërtet të rëndësishme të një personi të afërt. Do të mundoheni që të jeni me prezent në të ardhmen.


10 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)