DASHI
Nuk do ta keni të vështirë të bini dakord me personat që ju rrethojnë, e do ta bëni këtë në mënyrën që ju leverdis më shumë. Do të kaloni momente të bukura me partnerin.
DEMI
BINJAKET
Kërkoni te arrini gjithmonë maksimumin nga gjërat dhe nuk dëshironi te dështoni. Megjithatë ambicia e tepërt mund t’ju krijojë shqetësime në punë.
GAFORRJA
Shqetësimi juaj më i madh për momentin është lidhja juaj. Gjërat po ju duken shumë monotone dhe doni të ndryshoni diçka tek partneri.
LUANI
Kush ju rrethon do të bëjë hapin e parë drejt jush. Mos ndaloni në sipërfaqen e fjalëve të personit që ju do, përmirësoni dialogun ndërmjet jush dhe mundohuni të kuptoni se nga çfarë ndruheni në realitet.
VIRGJERESHA
Disiplina dhe autokontrolli do të jenë të domosdoshme sot. Parashikohet një ditë me impenjime nw aspektin afektiv.
PESHORJA
Nëse keni vendosur të bini në sy të dikujt që ju intereson, evitoni të shfaqni cilësi që nuk janë tuajat. Është e kotë që të kërkoni të analizoni situatën, kur ndikoheni më shumë se ç’ju takon.
AKREPI
Ndërhyrja juaj në momentin e duhur dhe në vendin e duhur do t’ju hapë shumë porta të rëndësishme. Do e shikoni që gjithçka shkon siç dëshironit
SHIGJETARI
Është mirë të qëndroni me këmbë në tokë, duke vështruar përreth e duke u mbështetur fort tek partneri. Edhe gjatë mbrëmjes do të mendoni për punën tuaj, që do ju dhurojë shumë të ardhura.
BRICJAPI
Yjet janë miqtë tuaj sot dhe ju favorizojnë shumë në fushën financiare. Do të jeni tepër të zënë, por pasioni për punën do të bëjë që të kaloni çdo pengesë.
UJORI
Kjo ditë që nga mëngjesi do të jetë plot tensione. Bëni kujdes në debatet që do të bëni, e mos lejoni që t’ju përfshijnë në gjëra të vogla që nuk ju përkasin, por që mund t’ju fusin të telashe.
PESHQIT
Më në fund hëna që po bën kalimin e saj në shenjë ju premton shumë argëtime e ngrohtësi. Organizoni diçka shumë speciale së bashku me personin që dashuroni.