DASHI – Fundjavë romantike dhe argëtuese, që mund ta kaloni nën shoqërinë e miqve ose me njeriun e zemrës. Falë aftësive intuitive që ju karakterizojnë, do të arrini të vlerësoni me kujdes personin e duhur që ju përshtatet. Kini besim te vetja dhe te mbështetja që ju japin yjet.


DEMI – Shfrytëzoni çdo rast për të udhëtuar ose për të bërë shëtitje në ajër të pastër, sepse fiziku juaj ka nevojë për të fituar më shumë energji. Në dashuri, bashkimi i Marsit me shenjën e Akrepit do ju bëjë të jeni më nervozë. Në qoftë se nuk doni të ndizni një sherr me partnerin, evitoni ta kundërshtoni për çdo fjalë.


BINJAKËT – Sot keni Hënën në kundërshtim dhe duhet të keni parasysh të mbani gjithçka nën kontroll, duke filluar që nga padurimi për të arritur gjithçka menjëherë. Përshtatuni sipas rrethanave që ju paraqiten, si në jetën profesionale edhe në atë private. Mos u lodhni shumë, mos e ekzagjeroni me ushqimin. Mundohuni të shfaqni kujdes e mirëkuptim karshi partnerit.


GAFORRJA – Sot ju përshkon një energji pozitive. Objektivi juaj kryesor në këtë të diel do të jetë të bëni të lumtur personat që ju qëndrojnë pranë. Nuk do të thotë që kjo të jetë një ndihmë financiare, mjafton që do dini t’u dhuroni mbështetjen tuaj personave që kanë nevojë për ndihmë.


LUANI – Dita e sotme do të jetë me të vërtetë e veçantë për ju, sepse Hëna kalon te shenja e Shigjetarit, një shenjë zjarri si e juaja. Të reja shpërthyese do të tronditin shumë nga ata që janë vetëm, ndërsa Afërdita dhe Marsi në kundërshtim do ta vështirësojnë jetën e atyre që janë çift.


VIRGJËRESHA – Ditë jo edhe aq pozitive, si shkak i pozicionit aspak të favorshëm të Hënës me Saturnin. Sektorët që do ta ndiejnë më shumë do të jenë ai familjar e profesional. Duhet të keni parasysh se do të ndiheni paksa të lodhur dhe mund të keni keqkuptime me familjarët tuaj. Sektori i ndjenjave do të paraqitet më mirë.


PESHORJA – Mendja juaj sot do të jetë një vullkan idesh. Do të jetë dita ideale për të firmosur një kontratë të rëndësishme. Do të jetë mjaft çlodhëse atmosfera këtë fundjavë, ku marrëdhëniet në çift do të përmirësohen ndjeshëm. Ata që janë vetëm nuk duhet të kenë probleme me komunikimin dhe pjesëmarrjen në ambiente të reja.


AKREPI – Parashikohet një ditë e pasur me ngjarje të rëndësishme sot. Me Marsin dhe Afërditën në shenjën tuaj, do të jeni protagonistë të padiskutueshëm në gjithçka që do të bëni. Marsi sugjeron që ky është momenti i duhur për të arritur më të mirën në jetën profesionale dhe sentimentale. Kujdes me paratë.


SHIGJETARI – Pak pushim gjatë kësaj fundjave. Me Mërkurin të favorshëm në shenjën tuaj do ju ndihmojë të rifitoni energjitë e humbura, për ta filluar sa më mirë javën që vjen. Në qoftë se jeni vetëm, mbrëmja do ju rezervojë një aventurë argëtuese. Ndërsa për ata që janë çift, parashikohet një mbrëmje romantike.


BRICJAPI – Sot nuk do të arrini të kujtoni diçka me të vërtetë të rëndësishme. I gjithë faji është i Mërkurit, në kundërshtim me shenjën tuaj. Shikoni edhe njëherë axhendën tuaj, për të evituar gabime të mundshme. Afërdita dhe Marsi parashikojnë suksese në çdo ambient. Mundohuni të çlodheni dhe të argëtoheni gjatë kësaj fundjave.


UJORI – Sot, dashuria, miqësitë dhe shpresat tuaja do të triumfojnë. Mbështetja që ju jep Hëna bën që të gjithë ju që i përkisni shenjës së Ujorit të kaloni një të diel të kurorëzuar me suksese. Në qoftë se dëshironi të realizoni diçka të rëndësishme, mos u frenoni nga dyshime të shumta. Me lehtësi do të arrini të rrëmbeni zemrën e një personi që ju intereson dhe të kaloni momente të lumtura me partnerin.


PESHQIT – Në këtë ditë të diel është e nevojshme të rishikoni idetë tuaja mbi shumë gjëra. Humori nuk është në nivelin e duhur dhe do të nxitoheni në iniciativat që do të merrni. Në më shumë se një rast do të vini në siklet partnerin. Më mirë mbështetuni te miqtë tuaj, që do ju ndihmojnë në çdo vendim që merrni.