DASHI
Do të jeni mjaft aktivë e të gatshëm për gjithçka vetëm për të parë të realizuara dëshirat tuaja. Në aspektin privat do të merrni lajme që do ju lejojnë të shikoni të ardhmen me mjaft optimizëm.
DEMI
Më në fund mund ti lejoni vetes suaj të bëni një pushim. Në kohën tuaj të lirë do ti jepni më shumë hapësirë miqve e të njohurve tuaj.
BINJAKËT
Do të keni dëshirë të bëni gjithçka vetëm, por yjet ju këshillojnë të dëgjoni edhe mendimin e atyre që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj.
GAFORRJA
Impenjimet do të jenë të shumta por do të përfundoni gjithçka me sukses. Në dashuri do të jeni mjaft të sinqertë në lidhje me partnerin tuaj sot.
LUANI
Do të bëni hapa deçizivë të cilët do të përmirësojnë raportet me familjarët tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijoni debate me partnerin.
VIRGJERËSHA
Yjet ju këshillojnë të tregoheni më diplomatë gjatë debateve me disa miq. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të qetë e harmonike.
PESHORJA
Sot do të keni mundësi të merrni një fitore të vogël në lidhje me dikë. Në aspektin personal do të keni mjaft energji falë mbështetjes së miqve dhe familjarëve tuaj.
AKREPI
Do të filloni javën në mënyrë mjaft pozitive. Në aspektin privat do të përpiqeni të sqaroheni me një mikun tuaj.
SHIGJETARI
Sot do të merrni mjaft kënaqësi nga një familjar i juaji, mund të jetë një gjë që e dëshironit prej kohësh. Në aspektin afektiv do të ndiheni të përkëdhelur sot nga partneri juaj.
BRICJAPI
Do të shfrytëzoni në maksimum të gjitha mundësitë që do ju prezantohen sot. Në ambientin e punës mos u kushtëzoni nga një koleg ziliqar.
UJORI
Do të thoni hapur atë çka mendoni. Në sektorin privat do të projektoni disa investime që kërkojnë shpenzime të mëdha. Në aspektin afektiv do të tregoheni mjaft tolerant.
PESHQIT
Do të ndjeni nevojën të pushoni e të kaloni kohën tuaj të lirë në mënyrë të këndshme. Në aspektin afektiv do ti besoni një sekret partnerit.