DASHI
Hëna sot do të arrijë planetin Mars, dhe për të gjitha ju do të fillojnë telashe, prandaj duhet të ndryshoni sjellje. Grindje të vogla do të keni edhe me partnerin.
DEMI
Në punë do të merrni kënaqësi nga puna që do të përfundoni. Nëse raporti juaj nuk ju sjell kënaqësi është mirë të merrni një vendim përfundimtar.
BINJAKET
Për të lindurit e kësaj shenje yjet do ju ndihmojnë që të lidhni kontrata pune frytdhënëse. Me partnerin do të mund të vini në jetë disa nga planet që keni kohë që i keni menduar.
GAFORRJA
Sot nuk do të mund të ankoheni për mënyrën se si do të shkojnë punët. Do të jetë hëna ajo që do t’ju shoqërojë në rrugën tuaj duke ju bërë iniciatorë të shumë punëve. Ju vetëm kërkoni e do ti keni portat e hapura.
LUANI
Nuk do të jetë me siguri një nga ditët më brilante të javës, prandaj për të evituar ndonjë telash, yjet ju këshillojnë të qëndroni vetëm. Me partnerin duhet të tregoheni më diplomatike për ta bindur në atë që thoni.
VIRGJERESHA
Do të jeni shumë optimistë për punët që do të merrni përsipër. Kjo gjë do ju ndihmojë që të merrni suksesin që dëshironi. Shpeshherë është mirë të këshilloheni me partnerin sepse mund t’ju ofrojë ide të shkëlqyera.
PESHORJA
Sot nuk do mund tu largoheni përgjegjësive, për shkak të disa gabimeve të kryera në punë. Partneri juaj do të tregohet më kritikues nga të gjithë të tjerët që ju rrethojnë.
AKREPI
Kjo do të jetë një nga ditët më të “nxehta” e më premtuese gjatë gjithë muajit, sidomos për ata që sapo janë zhgënjyer nga një marrëdhënie dashurore. Edhe në punë gjithçka do të kthehet në drejtimin e duhur.
SHIGJETARI
Nëse dëshironi që dikush t’ju falë për një gabim të bërë, është mirë të prisnit ditët në vijim. Sot nuk do të mund të jeni shumë bindës në atë që do të thoni.
BRICJAPI
Hëna dhe marsi ju këshillojnë që të keni kujdesin maksimal, në trajtimin e raporteve shoqërore ashtu edhe ato në punë. Kjo nuk do të jetë dita më e mirë për të zgjidhur problemet.
UJORI
Nëse sot do të vareni nga sjelljet dhe premtimet e të tjerëve do të rrezikoni gjithçka që dëshironi. Është më mirë të veproni vetë pa marrë për bazë ato çka ju thonë personat që ju rrethojnë.
PESHQIT
Nëse vërtet jeni të bindur në vendimet dhe zgjedhjet tuaja atëherë mos hezitoni më por veproni me kujdes, pa ndrojtje. Ndonjëherë është më mirë të mbyllësh një derë, për të hapur një fron.