DASHI


Fjalët mund të lëndojnë më shumë se sa një shpullë. Tregohuni shumë të kujdesshëm për atë çka thoni sepse mund të godisni egërsisht atë që ju qëndron pranë.


DEMI


Përsëri një ditë pozitive, e pasur me të reja dhe freski. Nuk do ta keni të vështirë të shkoni dakord me të gjithë, ku do të ndjeheni optimistë e bujarë ndaj nevojave të të tjerëve.


BINJAKET


Keni energji dhe komunikim, që mund të përfitoni nga pak në të gjitha fushat. Përsa i përket anës së ndjenjave jeni duke përparuar në dialog.


GAFORRJA


Sot do të jeni viktimë të një zhgënjimi. Kjo do të bëjë të demoralizoheni aq shumë sa nuk do të keni forcë të reagoni. Bëni mirë të bëni një pushim të gjatë për të riorganizuar edhe njëherë punët nga e para.


LUANI


Është e kotë të vrisni mendjen për të gjitha. Jo shumë gjëra që ju torturojnë mund të zgjidhen me mend, por me zemër. Kështu që tregohuni më të ndjeshëm .


VIRGJERESHA


Me iniciativën që keni,ju arrini të dëfreheni dhe kur bëhet fjalë për çështje pune apo për studime. Me energjinë që keni: okazione përsa i përket fushës së ndjenjave.


PESHORJA


Nëse do ju duhet të gjendeni në një situatë të komplikuar, reagoni me ekuilibër, e do t`ia dilni mbanë. Disa shqetësime të vogla në familje do të shkaktojnë një gjendje stresuese e tepër të lodhshme.


AKREPI


Mundohuni ta merrni gjithçka ashtu siç vjen. Filloni të organizoni që nga këto momente një fundjavë romantike në mënyrë që në momentin e duhur gjithçka të jetë perfekte.


SHIGJETARI


Aspekti pozitiv i kësaj dite është energjia e madhe që ju shoqëron. Do të ndjeheni në formë për t’u përballur me gjithçka që pengon punën tuaj.


BRICJAPI


Pak nervozizëm i bën më të tensionuara raportet me bashkëpunëtorët e kolegët. Dikujt prej jush mund ti ndodhë të bëjë një ndalesë me një shoqëri të ndryshme nga zakonisht.


UJORI


Periudha e shpenzimeve të çmendura për ju ka mbaruar, tani mund të jetoni të qetë pa qenë të detyruar të mbështeteni në çdo moment tek paratë që mund t’ju mungojnë në xhep.


PESHQIT


Do të keni mënyrën tuaj origjinale për të mbërritur në zemrën e të tjerëve. Qetësia juaj e brendshme i bën shumë herë më të lehta raportin në çift por edhe me të tjerët.