DASHI


Disa aspekte yjore do ju lejojnë të largoni tensionet e të jetoni të qetë. Në punë do të arrini të  përfundoni disa nga impenjimet tuaja.  Në aspektin afektiv do të keni një tërheqje mjaft të madhe ndaj dikujt.


DEMI



 


Do të ,mblidhni frytet e sforcimeve tuaja e do të keni sukses në çdo iniciativë. Në ambientin e punës është e mundur një rritje page. Në planin afektiv partneri do ju qëndrojë afër edhe pse nuk e prisnit këto momente.

 



BINJAKET


Kjo periudhë do të rezultojë mjaft premtuese në aspektin profesional, ku do të mund të merrni sot një lajm që e prisnit prej kohësh. Në planin afektiv do ju duhet të rifitoni besimin e partnerit pasi keqkuptimet do të bëhen pjesë e raportit tuaj.


GAFORRJA


Do të dyshoni sot tek një mik I vjetër si pasojë e një shakaje që nuk do ju pëlqejë  aspak. Në ambientin e punës do të ndiqni rrugën tuaj e çdo gjë do të ecë për mirë. Në aspektin afektiv shijojeni këtë periudhë se do të rezultojë me fat për ju.


LUANI


Me përpikërinë tuaj dhe dhe karizmin tuaj që ju karakterizon që të merrni sot mbështetjen e një kolegu që deri më sot rezultonte të ishte pengues në lidhje me ju dhe punën tuaj. Në aspektin afektiv partneri juaj do të jetë mjaft bujar.


VIRGJERESHA


Do të jeni mjaft optimist e kjo do të favorizojë të gjitha iniciativat që do të merrni. Në ambientin e punës mund të kërkoni më shumë nga c’keni arritur. Në planin afektiv prezenca e tij do ju bëjë më të fortë e më të disponueshëm.


PESHORJA


Do të keni një humor brilant e kjo do ju ndihmojë të keni shumë admirues përreth. Në ambientin e punës do të jeni shumë kërkues duke marrë atë çka doni. Në planin afektiv partneri juaj do të ndihet paksa i lënë pas dore! Një këshillë bëjini ndonjë dhuratë.


AKREPI


Diçka do ju detyrojë sot të merrni vendime të papritura. Në ambientin e punës yjet ju këshillojnë të jeni më bashkëpunues. Në aspektin afektiv diçka e papritur do ju bëjë më nervozë së zakonisht.


SHIGJETARI


Ne ambientin e punës do ti thoni gjërat hapur ashtu siç i mendoni. Ne planin afektiv gjendja juaj motive do ju bëjë më të ëmbël sot.


BRICJAPI


Do të jeni plot energji sot. Në ambientin e punës impenjimet do të jenë të shumta. Në aspektin afektiv yjet ju sugjerojnë të ndryshoni disa nga sjelljet tuaja për tu përshtatur me partnerin.


UJORI


Do të jetë mjaft e rëndësishme për ju që të jeni praktikë në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës duhet të ruani ritmin e të mundni stresin. Në planin afektiv parashikohet një mbrëmje e pasur me të papritura të këndshme.


PESHQIT


Do të merrni një ftesë sot të cilën nuk mund ta refuzoni, por që që do të kaloni një mbrëmje të këndshme. Në ambientin e punës një diskutim do ju bëjë nervozë. Një këshillë: ruani qetësinë.