DASHI


Duhet të lini mënjanë keqkuptimet e ditëve që kaluan. Do të jeni të rrethuar nga dashuria e miqve të sinqertë, të cilët do ju ndihmojnë të merrni vendimin më të mirë.


DEMI


Edhe pse do të mundoheni të tregoheni të fortë sidomos në raportet afektive, nuk do t’ia dilni, por përpara se të arrijë mbrëmja do të ndjeni nevojën e personave të tjerë.


BINJAKET


Ruani qetësinë dhe vazhdoni të punoni sikur nuk ka ndodhur asgjë për të bërë figurë të mirë. Më shumë liri reciproke do ta bëjë raportin tuaj me partnerin shumë më pasionant.


GAFORRJA


Kini kujdes nga nisjet e nxituara sepse nuk do të përfitoni asgjë. Në dashuri është e nevojshme të rikuperoni terrenin. Gjeni ndonjë mënyrë për të kërkuar falje dhe për të evituar grindjet.


LUANI


Përgatisni argumente të mira për të mbështetur iniciativat tuaja. Me fjalët e duhura do të arrini që të tjerët t’ju dëgjojnë. Në qoftë se do të keni nevojë, kërkojini partnerit tuaj ndonjë këshillë.


VIRGJËRESHA


Janë të favorizuara si raportet në çift edhe ato me ortakët. Harmonia dhe ekuilibri i brendshëm do ju lejojnë të kaloni momente të këndshme, me të gjithë ata që do të takoni.


PESHORJA


Do të merrni iniciativën për të komanduar si në raportet profesionale ashtu edhe në ato private. Të elektrizuar nga interesa të reja do të jeni gjatë gjithë kohës të zënë me punë.


AKREPI


Ndoshta sot nuk do të keni emocione të mëdha, por shumë qetësi në organizimin e gjërave. Edhe pse në zyrë do të keni probleme do të arrini të gjeni ndonjë zgjidhje.


SHIGJETARI


Nuk do të tregoheni energjikë dhe do të ndjeheni disi të lodhur me rutinën e përditshme. Mundohuni të reagoni, sepse me të përmirësuar humorin tuaj, çdo gjë do ta shikoni me më shumë optimizëm.


BRICJAPI


Të ndihmuar prej Mërkurit mund të mbështeteni tek një ditë pozitive si në punë ashtu edhe në familje. Një ndryshim situate do të bëjë të rikonfirmoni synimet tuaja për të ardhmen.


UJORI


Të favorizuar do të jeni të gjithë ju që punoni në kontakt me njerëzit. Për të gjitha dyshimet do të mund të gjeni një përgjigje duke bërë që gjithçka ta rifilloni me më shumë energji.


PESHQIT


Keni kohë që keni menduar për çështjet që do ju duhet të përballeni, prandaj ka ardhur momenti të kaloni në veprim. Një ndjenjë e re po rilind brenda jush; mos e mbysni për shkak të frikës.