DASHI


Me kalimin e Marsit në shenjën tuaj do të jeni mjaft energjikë dhe komunikues, cilësi këto që do ju lejojnë të krijoni marrëdhënie e aleanca mjaft të vlefshme e produktive për të ardhmen. Po jetoni një moment të bukur në dashuri.


DEMI


Do të jetë në favorin tuaj në qoftë se tregoheni të vendosur për të mos shtyrë disa projekte të rëndësishme. Hëna do të nxisë dëshirën për të bërë aventura të reja në dashuri. Kujdes në qoftë se jeni çift.


BINJAKËT


Gjatë kësaj periudhe nuk po arrini të përfundoni asgjë siç duhet. Bëni pak pushim për të ekzaminuar me qetësi situatat që nuk ju kënaqin, duke larguar nga vetja pesimizmin që ju ka mbërthyer.


GAFORRJA


Ditë me të vërtetë pozitive, ku më në fund do të keni mundësi të zgjidhni disa probleme të vjetra: si disa polemika apo konflikte me persona të tjerë që do të mbyllen njëherë e mirë. Nuk do të mungojnë rastet për të realizuar biznese fitimprurëse, si dhe për t’u argëtuar në shoqërinë e miqve më të mirë.


LUANI


Intuita e shkëlqyer që ju karakterizon sot do ju ndihmojë të kaloni çdo situatë që do ju paraqitet. Kush ka një aktivitet të pavarur mund të ketë besim te suksesi i garantuar dhe përfitime të mëdha. Gjithashtu do të shikoni më mirë brenda vetes, duke i dhënë përgjigje çdo dyshimi që keni në jetën sentimentale.


VIRGJËRESHA


Si shkak i Hënës në kundërshtim me shenjën tuaj gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duhet, kjo vjen dhe si shkak i temperamentit tuaj mjaft impulsiv. Mundohuni të diskutoni sa më hapur me njeriun e zemrës, për të zgjidhur së bashku çdo problem.


PESHORJA


Do të jeni mjaft të zënë me punë gjatë kësaj periudhe. Kujdes, sepse aktivizimi i tepërt mund t’ju shkëpusë nga gjërat më të rëndësishme të jetës. Herë pas here ju nevojitet pak pushim. Tregohuni më të vëmendshëm në sektorin profesional dhe atë privat që të shmangni hapa fals e zhgënjime të mundshme.


AKREPI


Kjo do të jetë një ditë pozitive. Parashikohen dashuri të papritura për ata që janë singëll dhe një harmoni e shkëlqyer për ata që janë çift. Edhe sektori profesional do ju dhurojë kënaqësi personale e financiare.


SHIGJETARI


Pozicioni aspak i favorshëm i Hënës me shenjën tuaj bën që sot të keni një humor të lëkundur: si rrjedhim do të debatoni me të gjithë, përfshi këtu dhe partnerin. Ju këshillohet të veproni me kujdes, të tregoheni të vëmendshëm me gjërat që thoni e të jeni më tolerantë me personat që ju rrethojnë.


BRICJAPI


Yjet sot ju garantojnë një humor të shkëlqyer dhe një jetë sociale mjaft të gjallëruar. Në punë do të jeni të gatshëm të bëni gjithçka dhe ndonjë sakrificë më shumë vetëm për të arritur objektivat tuaja.


UJORI


Për shumë nga ju parashikohen lëvizje parash, për investime apo blerje të ndryshme. Gjithashtu do të shpenzoni dhe për t’u argëtuar, si dhe për të organizuar një udhëtim me njeriun e zemrës apo familjarët tuaj.


PESHQIT


Hëna kalon në shenjën tuaj. Mos u shqetësoni për disa pengesa që do të hasni në rrugën tuaj. Falë inteligjencës dhe aftësive tuaja do të arrini t’i kapërceni me sukses.