Dashi


Sa e sa herë keni shpresuar se do të fitoni besimin dhe mbështetjen e personave që keni në zemër?! Sot është dita e duhur për të shijuar një gëzim të tillë.


Demi


Sqaroni qetësisht marrëdhënien me një person që po bëhet i bezdisshëm. Kujdesuni për shëndetin. Shmangni duhanin. Marsi do t’ju bëjë nervozë dhe të pasigurt në dashuri.


Binjakët


Shëndetin po e lini shumë pas dore, ndaj kujdesuni edhe ju të binjakëve për të. Disa prej jush kanë një jetë aspak të rregullt dhe të mbushur me stres. Në dashuri do t’ju ndodhin keqkuptime.


Gaforrja


Sot do të bëni sforco të mëdha për të mbajtur nën kontroll temperamentin tuaj. Humori do t’ju lëkundet. E sotmja do të jetë një ditë e rëndësishme për t’u kthyer te dashuritë me vlerë.


Luani


Pasdite vonë do t’ju telefonojë dikush, i cili ka të njëjtat interesa si dhe ju. Në raportet personale, aftësia juaj për të dhënë do të jetë e prangosur nga impenjimet në punë.


Virgjëresha


Do të merrni lajme nga një person i familjes që nuk e shihni prej shumë kohësh. Do të xhelozoheni pa asnjë arsye. Në mbrëmje përpiquni të organizoni dika me miqtë ose partnerin/en.


Peshorja


Sot nuk duhet të jeni dembel, por të lëvizni dhe të bëni gjimnastikë. Mundësisht lëvizni në këmbë. Nga miqtë do të zhgënjeheni shumë. Bëhuni të mirë për njerëzit e sinqertë.


Akrepi


Kujtohuni se jo gjithçka që është ar që shkëlqen: mos i besoni pamjes së jashtme të diçkaje që do t’jua propozojnë si të mirë dhe të çmueshme. Arsyetoni me kokën tuaj pa u ndikuar nga të tjerët.


Shigjetari


Sot, disa rrethana mund të favorizojnë rivënien e kontakteve me personat që ju interesojnë. Shfrytëzojeni ndikimin pozitiv të Mërkurit në favorin tuaj, sa më shumë të mundni, në çdo drejtim.


Bricjapi


Mundësi të mira për të organizuar një udhëtim me miqtë dhe të afërmit. Në mbrëmje do të merrni lajme të mira. Dika që keni nisur duhet ta përfundoni sa më parë për profesionin tuaj.


Ujori


Mos ua thoni sekretet tuaja askujt. Më mirë pak miq sesa shumë thashethemexhinj. Ndërkaq parat e tua do të ishte mirë që të mos i shpenzonit të gjitha, sepse do t’ju duhen “nesër”.


Peshqit


Nëse jeni të martuar, kushtojini më shumë kohë partnerit apo partneres tuaj, por sigurisht pa lënë pas dore impenjimet tuaja. Mos u dorëzoni përballë gjërave që ju duken të vështira.


17 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)