horoskopi1-212Dashi


Jini më pak dramatikë në përballimin e gjërave. Kështu do të kuptoni që jeni më të fortë nga sa e kishit imagjinuar, ndërsa situatat do t’i kthenit krejtësisht në favorin tuaj.


Demi


Për ditën e sotme do të jeni të detyruar të anuloni një impenjim që po e programonit prej kohësh. Mos u përfshini nga nervozizmi. Qëndroni më shumë me dikë të cilin e keni “harruar” se ekziston.


Binjakët


Një person që do të takoni nuk do të jetë shumë i sinqertë me ju. Megjithatë ju tregohuni të matur: mendojeni gjithçka flisni dhe kështu do të jeni mirë me veten. Bëni mirë t’i thoni të vërtetën.


Gaforrja


Kini durim dhe do të shihni se një situatë e çuditshme, shumë shpejt do t’ju duket më e qartë. Mos e humbni durimin: sot përdorni në maksimum diplomacinë tuaj për të marrë atë që doni.


Luani


Mos i gjykoni shumë shpejt personat dhe situatat e sotme: mund të bëni ndonjë gabim vlerësimi të tepruar. Ndërkaq, mos e nënvlerësoni një armikun tuaj. Qëndroni vigjilentë.


Virgjëresha


Kujdesuni për shëndetin dhe pamjen e jashtme. Sot nuk do të jeni në humor të mirë. Megjithatë, në mbrëmje do të jetë një ngjarje e planifikuar ajo që do t’ju kthejë në formë të shkëlqyer.


Peshorja


Disa çifte, të cilat i përkasin shenjës së peshores mund të futen në krizë për shkak të egoizmit të njërit prej partnerëve. Ndërsa beqarët do të jenë në vështirësi sot.


Akrepi


Nuk mund të dëshironi më të mirën në dashuri nëse keni lindur të enjten ose të shtunën. Beqarët mund të gjejnë ngushëllim në një dashuri të re. Tani po mendoni për një person që keni për zemër!


Shigjetari


Sot nuk do të ndiheni mirë. Mes stresit, mërzisë, miqve të padurueshëm dhe shumë shqetësimeve të tjera të përkohshme, do të donit që “bota të shuhej.


Bricjapi


Dinamizëm, komunikim i zellshëm dhe shumë bukuri. Do dëshironi të blini gjëra të reja. Në mbrëmje, dashuria do të jetë drithëruese. Do t’ju shkojë gjithçka mirë edhe në çështjet ligjore.


Ujori


Përpiquni të studioni botën në të cilën mund të zgjidhni problemin që ju shqetëson. Efektivisht me pak sakrificë dhe shumë këmbëngulje mund t’ia dilni mbanë.


Peshqit


Nëse bujaria juaj nuk vlerësohet mos u mundoni shumë. Ndiqni rrugën tuaj dhe mos prisni mirënjohje. Kujtohuni dhe mos e humbni shpresën se kush bën mirë, gjen mirë herët a vonë.