DASHI
Yjet sot do të jenë miqtë tuaj sot. Si në punë ashtu edhe në jetën tuaj familjare gjithçka do të shkojë mirë e do të ndiheni të lumtur.
DEMI
Një lajm i dëgjuar fare rastësisht do ju lejojë të bëni një investim mjaft të mirë. Në një kohë të shkurtër do të grumbulloni një shumë të konsiderueshme parash gjë që do ju japin mundësinë për të realizuar një nga ëndrrat tuaj.
BINJAKËT
Mos u kapni me të gjithë nëse sot në punë nuk janë të gjithë të gatshëm për t’ju dëgjuar. Kini kujdes më shpenzimet.
GAFORRJA
Nëse keni projekte në sirtar është momenti për ti zbuluar. Dashuria shkon shumë mirë, e do ju japë mundësinë për ti përfunduar gjërat ashtu siç i keni menduar.
LUANI
Mund ti lejoni vetes të merrni përsipër ndonjë impenjim të rëndësishëm, nëse do ta keni të nevojshëm. Në rast të kundërt, hiqni dorë menjëherë për të shijuar fundjavën.
VIRGJERËSHA
Do të gjendeni të përfshirë në një debat mes familjarëve, mbi një çështje që ju intereson drejtpërsëdrejti. Do të jeni në qendër të kritikave, prandaj përgatituni.
PESHORJA
Jeta sentimentale do të jetë paksa e komplikuar: Në vend që të hidheni drejtë aventurave, mundohuni të rindërtoni qetësinë dhe harmoninë në çift, duke i zgjidhur problemet me partnerin.
AKREPI
Nëse nuk arrini t’i vini fre dëshirave tuaja për të marrë vesh gjëra që nuk u përkasin, sot mund të rrezikoni të përfshiheni në punët e të tjerëve. Kujdes!
SHIGJETARI
Do të arrini të gjeni frymëzimin që u duhet për të arritur një sukses të rëndësishëm personal. Mos e lini t’u ikë momenti juaj magjik. Në aspektin afektiv gjithçka do të shkojë mirë.
BRICJAPI
Do të dëshironit të mos largoheni kurrë nga ambienti juaj familjar, por kujtohuni se ka edhe gjëra të tjera që mund t’u rezervojnë kënaqësi.
UJORI
Është shumë e rëndësishme që të prezantoheni në mënyrën më të mirë të mundshme para dikujt që mund të jetë i dobishëm për ju. Ruani imazhin.
PESHQIT
Entuziazmi që keni për të propozuar një projekt do të hasë në rezistencën e kolegëve tuaj të cilët janë pak mosbesues,prandaj jepini atyre kohën e nevojshme. Tregohuni pak më tepër romantik në marrëdhënien tuaj.