DASHI
Me yjet në favor, ky do të jetë një moment mjaft i favorshëm për sa i përket sektorit profesional, çështjeve praktike dhe bizneseve të ndryshme. Gjithashtu, Mërkuri në shenjën tuaj favorizon ata që do të ndërmarrin një udhëtim pune.
DEMI
Sot do të jeni në formë të shkëlqyer fizike, si dhe do të jeni mjaft optimist. Falë kuriozitetit tuaj, do të keni mundësi të mësoni diçka të re që do ju vlejë shumë në sektorin profesional.
BINJAKET
Hëna në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën e Shigjetarit bën që sot të hasni shumë pengesa. Do të përqendroheni më shumë tek puna, duke lënë pas dore partnerin, kjo do të bëhet shkak i një debate të ashpër.
GAFORRJA
Sot mundohuni t’i vini pikat mbi “I” në të gjitha çështjet që keni lënë pezull. Në fakt, me Hënën në sektorin e shtatë do të jeni mjaft të përpiktë, si dhe do të vlerësoheni shumë në ambientin e punës. Në dashuri do të jeni mjaft të kujdesshëm.
LUANI
Dita e sotme hapet mjaft mirë. Do të keni ide mjaft të qarta në mendje. Hëna dhe Mërkuri do të stimulojnë kuriozitetin tuaj, si dhe do ju bëjnë të jeni më të shoqërueshëm. Keni mundësi kështu të thelloni interesa të reja kulturore, si dhe të bëni njohje interesante.
VIRGJERESHA
Yjet sot do të evidentojnë një situatë kritike, ku ju mund të ndjeheni të pasigurt. Veproni me zgjuarsi, duke pasur parasysh se në çdo situatë mund të ketë të papritura të ndryshme. Mundohuni të tregoheni sa më të matur sidomos në punë.
PESHORJA
Sot do të keni shumë dëshirë për të realizuar disa projekte të reja e për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Këndi i formuar nga Hëna dhe Saturni favorizon idetë dhe mundësitë e reja, sidomos në punë.
AKREPI
Parashikohen zhvillime të rëndësishme në sektorin profesional. Falë një angazhimi maksimal, do të arrini suksesin e dëshiruar, ku nuk do të mungojnë as lavdërimet nga ana e superiorëve tuaj. Në mbrëmje do të organizoni një darkë argëtuese me miqtë tuaj ose me njeriun e zemrës.
SHIGJETARI
Nuk do ju mungojë forca dhe kuraja për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Për sa i përket punës, mundohuni të programoni më së miri angazhimet tuaja. Ndërsa në sektorin e ndjenjave, çdo gjë paraqitet mjaft mirë.
BRICJAPI
Me Hënën në kundërshtim me shenjën tuaj do të ndiheni të tensionuar. Në sektorin e ndjenjave mundohuni të bëni gjithçka për të ruajtur sa më të fortë mirëkuptimin në çift. Përpiquni të limitoni shpenzimet dhe dëshirën tuaj për të mbaruar shumë punë në të njëjtën kohë.
UJORI
Hëna në një pozicion të favorshëm me shenjën tuaj ju ndihmon të gjeni zgjidhjen e disa çështjeve që gjatë kësaj periudhe keni qenë të detyruar t’i lini pas dore. Dëgjoni këshillat e një miku, sepse do të jenë mjaft të vlefshme.
PESHQIT
Kini parasysh se Hëna në kundërshtim do ju krijojë ndonjë vështirësi sot. Qëndroni në mbrojtje dhe bëni lojën tuaj të sigurt, pa marrë veprime të nxituara ose vendime të menjëhershme.