DASHI
Në qoftë se dëshironi të bëni paqe me dikë kjo do të jetë dita e duhur. Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni mjaft të aftë në mënyrën e të shprehurit, ndërsa Jupiteri bën që mos ju mungojë diplomacia.
DEMI
Në këtë periudhë, paratë do të hynë e do të dalin shumë shpejt nga xhepat tuaj, por gjithsesi do të ndiheni të kënaqur. Në punë duhet të përdorni intuitën tuaj, vëzhgoni me qetësi gjithçka që ndodh rreth jush kështu mund të krijoni një ide precize mbi bashkëpunëtorët e rinj.
BINJAKËT
Sot do të jeni shumë të sigurt në vetvete. Në dashuri do të gjeni sërish mirëkuptimin me partnerin dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Një këshillë që ju jepet sot është të jeni më diplomatik me kolegë e miq.
GAFORRJA
Yjet ju sugjerojnë të mbani nën kontroll shpenzimet e tepërta për të evituar probleme ekonomike e diskutime me persona të afërt. Në sektorin e ndjenjave duhet të bëni kujdes mos u përfshini totalisht me një person që më pas mund të shfaqet ndryshe nga ç’e kishit menduar.
LUANI
Të reja interesante parashikohen në sektorin e miqësive. Në qoftë se jeni singëll përfitoni nga influkset mjaft të favorshme planetare për të bërë për vete dikë që ju pëlqen. Do të jenë të favorizuara udhëtimet e shkurtra për arsye pune.
VIRGJËRESHA
Puna dhe studimi do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Jetoje jetën e përditshme pa u shqetësuar. Në qoftë se ndiheni të tërhequr nga aktivitete kulturore e humanitare të ndonjë shoqate ndiqni këtë dëshirë tuajën.
PESHORJA
Më në fund do të shpalosni armët tuaja më të mira dhe do të merrni me vendosmëri frerët e çdo situate. Falë yjeve do të jeni të aftë të zgjidhni një situatë mjaft të vështirë në sektorin professional.
AKREPI
Ambicia e tepërt ju bën të lini pas dore jetën sentimentale dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Hëna në shenjën tuaj ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një shkëputje nga realiteti i përditshëm.
SHIGJETARI
Respektoni nevojat tuaja psikofizike, ndiqni ritmet që ju kërkon organizmi në këtë periudhë dhe do ta keni më të lehtë të mbani një ekuilibër të energjive tuaja. Sot mundohuni t’i kushtoni më shumë kohë vetes.
BRICJAPI
Hëna parashikon se në ambientin e punës është dikush që ju shikon me vëmendje. Gjithashtu ju tregon se duhet të kujdeseni më shumë për shtëpinë, kohët e fundit të lënë pas dore.
UJORI
Ditë e shkëlqyer ku do të jepni më të mirën e vetes tuaj dhe do të vlerësoheni për ndershmërinë tuaj e përkushtimin karshi të tjerëve. Në ambientin ku punoni do të adaptoni teknika të reja që do të jenë shumë të suksesshme. Në sektorin e ndjenjave do të kaloni momente magjike.
PESHQIT
Nën ndikimin e Hënës negative sot nuk do të jeni në humorin e duhur dhe do të ndiheni mjaft të irrituar. Kujdes, sepse kjo gjendje mund t’ju çojë në debate me partnerin ose miqtë tuaj.