DASHI


Influenca negative e Neptunit nuk do arrijë dot të prekë jetën sentimentale të çifteve sot. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do iu ndihmojë t’i zgjidhni problemet.


Demi


Venusi do iu krijojë një ambient të ngrohtë dhe mjaft romantik për jetën tuaj në çift. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë dhe mund të kryeni ndonjë transaksion me rëndësi.



 



 



Binjakët


Dashuria për të gjithë do ketë prioritet gjatë kësaj dite. Mos i anashkaloni problemet e vogla financiare sepse do keni vështirësi të mëdha më vonë.


Gaforrja


Nuk iu pëlqen aspak të qëndroni në qetësi dhe të prisni si do shkojnë gjërat ndërmjet jush me partnerin, përkundrazi do jeni plot energji dhe do e bëni më harmonik ambientin. Financat ka rrezik të preken nga influenca negative e Uranit.


Luani


Për ata që janë tashmë në një lidhje të qëndrueshme do ndodhin gjëra më serioze. Disa mund të vendosin të jetojnë bashkë e disa të fejohen. Perspektivat financiare janë goxha të mira.


Virgjëresha 


Lumturia në çift do mbizotërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Venusi do e mbrojë lidhjen tuaj dhe do e shtojë komunikimin. Në planin financiar do jenë të shumtë planetët që do iu ndihmojnë ta përmirësoni situatën.


Peshorja 


Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione të shumta. Financat nuk do jenë problematike, madje mund të bëni edhe investime.


Akrepi 


Ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv sot për jetën tuaj në çift. Pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me komunikim. Gjërat pritet të stabilizohen në planin financiar.


Shigjetari 


Sot do i tregoni edhe njëherë tjetër partnerit tuaj sa shumë që e doni. Ai nga ana tjetër do ketë menduar për një surprizë të madhe dhe emocionuese. Në planin financiar nuk priten probleme, megjithatë nuk do jeni të kënaqur nga situata.


Bricjapi 


Veçoria më e mirë e jetës suaj në çift është sinqeriteti reciprok dhe bashkëpunimi. Menaxhojini me kujdes të ardhurat gjatë kësaj dite nëse nuk doni të keni vështirësi më vonë.


Ujori 


Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë i ndërlikuar. Ekuilibri financiar nuk do ketë asnjë tronditje, megjithatë shpenzimet duhet të vazhdoni t’i bëni me maturi.


Peshqit 


Dita e sotme do jetë më e favorshme për ata që janë vetëm sesa për çiftet. Në planin financiar duhet të bëni më tepër kujdes dhe të shpenzoni me maturi.