Dashi
Mos u ndalni vetëm nga dukja, por shkojini çështjeve deri në fund. Në fund të ditës formoni një opinion objektiv mbi diçka që ju ka ndodhur. Mos kini frikë t’i tregoni dikujt mbi tërheqjen tuaj.
Demi
Injoroni vështirësitë e mëngjesit, sepse do t’iu rikompensohen në rastin më të mirë që do t’iu ndodh pasdite, veçse duhet të jeni të shpejtë për t’i mbledhur. Vëmendja e dikujt do t’iu ndihmojë shumë.
Binjakët
Ideja për të zgjidhur një problem të vjetër është ajo e duhura, por ju nuk duhet të keni më të njëjtat mendime në lidhje me to. Duhet të programoni diçka tjetër, disi të këndshme bashkë me një mike.
Gaforrja
Sot duhet të bëni llogarinë me vete për disa pengesa të jashtme që ju dalin përpara e të cilat nuk ju lejojnë t’i çoni punët deri në fund. Mos flisni shumë dhe shmangni çdo lloj komenti sarkastik.
Luani
Mos i ofroni besim atyre që nuk e meritojnë. Përpiquni të kuptoni të tjerët, por gjithsesi jini të kujdesshëm. Nuk është momenti të bëni gabime që mund të komprometonin projektet tuaja.
Virgjëresha
Ditë jo shumë fatlume për transporte: kush zhvendoset për punë ose studime duhet t’i bëjë mirë llogaritë për disa pengesa, të cilat mund t’ju bëjnë të humbisni durimin. Dita do të jetë energjike.
Peshorja
Do të kaloni momente të kënaqshme me familjen dhe miqtë: do të merrni shumë ndihmë nga ata, kolegët dhe të njohurit. Do të jeni në humor të mirë dhe do të komplimentoheni.
Akrepi
Yjet do t’ia arrijnë t’ju falin entuziazëm dhe forcë për të përballuar shumë probleme që keni pasur së fundmi. Tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj të jashtme duke iu dedikuar më tepër.
Shigjetari
Sot do të viheni në provë për kurajën dhe aftësitë tuaja. Mundësi të mira për të gjetur një punë provizore: rastet do t’ju vinë vetvetiu, vetëm se tregohuni të zgjuar në zgjedhje.
Bricjapi
Jupiteri do të jetë në anën tuaj dhe mund t’ju sigurojë suksese. Xhelozia juaj nuk ka arsye pse të ekzistojë, sepse pranë keni një person që ju do shumë dhe dëshiron më të mirën për ju.
Ujori
Mund të merrni një ndihmë mjaft të vlefshme nga një i saponjohur: përpiquni ta mbani përgjithmonë mik. Është një person shumë me vlera. Mundohuni të mbani ekuilibrin në dashuri.
Peshqit
Miqtë do të jetë veçanërisht të dashur dhe kuptues. Do të tërhiqeni nga një person shumë i ndryshëm nga ju. Mos bëni projekte të mëdha për këtë periudhë. Yjet nuk ju favorizojnë.