DASHIDikush ose diçka mund t’ju krijojë ndonjë problem, duke mos ju lejuar të lëvizni lirshëm. Në vend që të nxeheni, ju leverdis të heshtni.
DEMI
Falë Hënës, sot kalimtare në shenjën tuaj, do të ndiheni në qiellin e shtatë dhe do të shijoni një formë fizike të shkëlqyer, që do të bëjë të nxirrni jashtë vitalitetin tuaj.
Që prej ditës së sotme, Hëna në opozitë nuk premton asgjë të mirë. Kjo mund t’ju shkaktojë një humor aspak të mirë, duke zmadhuar përpara syve tuaj problemet e vogla.
GAFORRJA
Do ta bëni detyrën tuaj me ndershmëri duke u udhëhequr nga një qartësi e mirë mendore, megjithatë nuk do të keni shumë raste sepse do të jetë një ditë normale, si gjithë të tjerat.
LUANI
Një aspekt i veçantë yjor do të jetë i interesuar për shenjën tuaj. Është Hëna që ju garanton siguri të brendshme dhe aftësi personale shumë të mira.
VIRGJERESHA
Do t’i kaloni orët e ditës pa entuziazëm. Në punë çdo gjë ju duket rutinë. Shëndeti duket i mirë. Kujdes sot!
PESHORJA
Në punë dukeni shumë të çorientuar dhe influencoheni nga çështje private duke rrezikuar që herë pas here dikush të vendosë për ju. Duke vuajtur nga xhelozia, bëheni posesivë me personin që doni.
AKREPI
Hëna është mikja juaj sot aq sa do të jetë burimi i gëzimit dhe i qetësisë në këtë ditë si në jetën private, edhe në atë profesionale.
SHIGJETARI
Yjet vazhdojnë të mos jenë në anën tuaj. Duhet të prisni për të rigjetur qetësinë e një herë e një kohe, mbi të gjitha në profesionin tuaj.
BRICJAPI
Me tranzitin e Hënës te Marsi mund të realizoni dëshirat që keni. Për të mbështetur ambiciet tuaja, nuk do të mungojë vullneti ose aftësia për të vepruar.
UJORI
Sot Hëna ndryshon aspekt. Nuk do ta keni aspak të thjeshtë të jeni në paqe me ambientin e jashtëm, edhe pse shumë gjëra do të varen nga ju dhe nga tendenca juaj për t’i zmadhuar gjërat.
PESHQIT
Aspekti favorizues që dominon kuadrin tuaj yjor do të influencojë edhe fushën financiare. Megjithatë mbani mend që duhet të punoni pa pushim për të mbledhur frytet e punës.