DASHI


Do të ndjeheni të mbështetur fort në raportin në çift, duke marrë më shumë ngrohtësi se asnjëherë tjetër . Hëna në kalimin e saj në shenjën tuaj do të bëjë që humori juaj të rritet që nga mëngjesi deri në mbrëmje.


 


DEMI


Nëse do të dini të manovroni në karrierën tuaj, yjet do ju falin një ditë të qetë e plot energji. Fjalët sot janë të rëndësishme, mbi të gjitha nëse shërbejnë për të treguar vlerat tuaja.


BINJAKET


Hëna, akoma në shenjën e Dashit, ju jep një shtysë të bukur, do të ndiheni të fituar në rrugën tuaj. Në dashuri fiton ai që rrezikon, thotë proverba,dhe ndoshta partneri juaj do të ndjek këtë teknikë.


GAFORRJA


Dikush prej jush do të jetë i detyruar të punojë jashtë orarit dhe mund të arrijë vonë në një takim të rëndësishëm.Të dashuruarit do të jenë të favorizuar nga yjet.


LUANI


Për një çështje personale, do ju lejohet ta vini në dritë, por në momentin më të mirë, nuk do tja dilni ti luani letrat siç duhet.Duke u përgjigjur rregullisht nuk do të shërbejë për të shuar dyshimet e partnerit, shpjegohini gjithçka, e do të ndiheni me mirë.


VIRGJERESHA


Kini kujdes nga shpërthimi i nervave, ndoshta në një moment lodhjeje mund të prishni përshtypjet që kanë për ju persona të rëndësishëm. Në dashuri është mirë të tregoheni më të vëmendshëm ndaj partnerit pa krijuar debate jo të këndshme.


PESHORJA


Kritikë kundrejt gjithçkaje e të gjithëve, do të rrezikoni sot të vendosni në krizë edhe raportet që i keni më të përzemërta. Mund të përfshiheni në hollësirat e një lidhjeje të miqve tuaj, duke u bërë protagonistë.


AKREPI


Ndryshime të mëdha janë në horizont. Do të dyshoni mbi çdo lajm që do ju serviret, telefonatë e gjithçka tjetër pasi do të merrni informacione kontradiktore. Mos kini frikë nga të papriturat.


SHIGJETARI


Besojini kapacitetit tuaj , pasi është një moment i mirë për të bërë hapa përpara duke përmirësuar jetën tuaj.  Nëse dëshira juaj është për më shumë ngrohtësi afektive, sot do të merrni një propozim shpresëdhënës.


BRICJAPI


Hëna nuk do të mund t’ju japë qetësinë e stabilitetin me të tjerët, gjë për të cilën do të keni mjaft nevojë. Mos u shfaqni të ftohtë me personat e afërm, pavarësisht problemeve që mund të keni.


UJORI


Aspektet e planetëve favorizojnë sot të gjithë ata që janë në pritje të një takimi me shpirtin binjak. Edhe në punë priten surpriza.


PESHQIT


Sot çdo gjë do të shkojë mirë e “bota” do ju buzëqeshë. E rëndësishme është të ëndërroni mbi gjërat që ju pëlqejnë, për të mos u bërë pesimiste mbi ato çka ju rrethojnë.