Dashi


Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni kënaqësi personale. Do të gjeni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni të këqijat e vjetra.


Demi


yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të dhuruar dhe të mos ju mbesë hatri dhe gjithçka do të procedojë mirë. Nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e sotme.


Binjakët


Ditën e sotme do ta filloni me një entuziazëm dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme ekonomike. Kështu nuk do të keni frikë nga asnjë përballje.


Gaforrja


Mos e përjetoni si një dramë për çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironit. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me periudha të ndryshme.


Luani


Sot e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi. Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh.


Virgjëresha


Nëse po jetoni një histori ekstra, duhet të mendoni nëse ia vlen. Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj sot. Ditë speciale për të lindurit ditën e mërkurë.


Peshorja


Një projekt po shkon drejt një përfundimi të mirë ndërsa do të realizoni disa gjëra që i keni për zemër. Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye sot.


Akrepi


Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë. Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm.


Shigjetari


Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin. Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen.


Bricjapi


Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira. Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja.


Ujori


Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë. Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Nëse keni lindur të dielën mos shpresoni më në atë lajmin ose telefonatën që prisnit.


Peshqit


Edhe nëse do të merrni këshilla arsyetoni gjithmonë me kokën tuaj. Jini sa më shumë të rezervuar, sidomos në çështjet që i takojnë dashurisë.


25 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)