DASHI


Mundohuni të mos zhgënjeni pritjet e atij që dashuroni. Qëndrojini lojës së tij edhe pse mund t`ju duket e rrezikshme. Mos tregoni shumë gënjeshtra sepse sot do të dilni zbuluar.


DEMI



 


Në këto momente nuk po ju kërkohet gjë tjetër veç të jeni asgjë më shumë se guximtarë. Duhet të jeni të përgatitur për të zgjidhur vështirësitë personale.

 



 BINJAKET


Marsi vazhdon t’ju dhurojë shumë energji të cilën duhet ta kanalizoni në mënyrë konstruktive për të eliminuar polemikat e kota. Mos nxitoni, por merrni kohë për të vlerësuar çdo gjë me qetësi.


GAFORRJA


Një mosmarrëveshje mund të lindë mes jush dhe një miku apo kolegu. Bindjet që i mbani prej kohësh dhe motivimet do t’ju tregojnë rrugën për kompromis.


LUANI


Merrni rrugën më kurajozë edhe pse mund të mos përputhet plotësisht me zgjedhjet tuaja. Shprehini ndjenjat tuaja pasi nuk keni pse t’ju vijë aspak turp.


VIRGJERESHA


Do ju duhet të duroni një person të rëndësishëm e që flet shumë. Largoni prej vetes melankolinë sepse ju pret një ditë konstruktive e një mbrëmje e mirë në sintoni me dashurinë tuaj.


PESHORJA


Çojini deri në fund detyrat tuaja më të mërzitshme, për të mos i lënë më mbas dore. Me partnerin do të keni debate nëse nuk do ta mbështesni në zgjedhjet e tij.


AKREPI


Propozimet tuaja do të vlerësohen ashtu siç e meritojnë nga kolegët apo superiorët tuaj.  Në dashuri bëni mirë të sqaroni gjërat me partnerin tuaj, për të mos krijuar probleme.


SHIGJETARI


Do të jetë një ditë e ngarkuar në punë. Forma fizike do të jetë e mirë por kjo nuk do të thotë të mos i kushtoni vëmendje. Partneri do të mundohet të organizojë diçka të veçantë kështu që mos u tregoni indiferentë.


BRICJAPI


Nëse dëshironi të arrini “shëndoshë e mirë” në mbrëmje limitoni tonet e ashpra, posesivitetin dhe egoizmin. Shpjegojini gjërat me qetësi e gjithçka do të shkojë për së mbari.


UJORI


Kini kujdes, një polemikë që besonit se e kishit zgjidhur përgjithmonë do ju rishfaqet sërish. Tregohuni tolerantë pasi agresiviteti shpeshherë shkatërron gjithçka keni arritur deri më tani.


PESHQIT


Kush ju qëndron afër do të mundohet t’ju përfshijë në diçka që nuk ju bind e nuk ju jep siguri. Partneri me ëmbëlsinë e tij do të dijë t’ju qetësojë duke eliminuar grindjet.