Dashi
Një fëmijë është çelësi i lumturisë suaj sot. Nëse jeni tashmë një prind, do ta gjeni veten duke i kushtuar shumë vëmendje fëmijës suaj, por nëse nuk keni një fëmijë, atëherë do të njiheni me një të tillë ndoshta nëpërmjet miqve.
Demi
Jeni gati për një debat, por personat që keni pranë nuk janë shumë kundër jush sa për të filluar një debat me ta. Mos e kaloni ditën duke kërkuar për dikë që do t’ju sfidojë, në vend të kësaj përpiquni të gjeni lumturinë.
Binjakët
Energjitë tuaja sociale dhe mendore janë drejtuar në një vend të vetëm, ndaj do të argëtoheni shumë ditën e sotme. Është mirë të nxirrni përfundime nëpërmjet argumenteve, por përpiquni të jeni sa më të qartë dhe të sinqertë me veten.
Gaforrja
Blerjet e sotme mos i bëni vetëm në bazë të çmimit, por edhe në bazë të nevojës që keni për ato blerje. Impulsiviteti juaj ju fut jo pak herë në telashe, ndaj për të shmangur këtë, duhet ta keni logjikën sa më të ftohtë.
Luani
Aftësia juaj për të ëndërruar gjëra të mëdha është plotësisht në funksionin tuaj tanimë. Për ta shfrytëzuar sa më mirë, tregojuni njerëzve idetë tuaja madhore dhe kërkoni ndihmën e tyre për t’i realizuar.
Virgjëresha
Koka juaj është e mbushur me gjëra të reja dhe tepër tunduese. Për këtë arsye do të jeni pak të shpërqendruar sot. Megjithatë mos lejoni asgjë t’jua largojë vëmendjen nga puna dhe nga gjërat që kanë rëndësi të madhe për ju.
Peshorja
Duhet të keni më shumë besim te njerëzit që keni pranë. Lidershipi nuk është gjithçka që ju kërkoni nga vetja, por do të jetë e nevojshme ta ushtroni sot. Do t’ju duhet të drejtoni një grup personash për të ndjekur rrugën e duhur dhe të shpejtë.
Akrepi
Fuqia juaj e brendshme po rritet, ndaj sigurohuni që ta drejtoni veten në drejtime të reja dhe sfiduese. Do të zbuloni se njerëzit janë të gatshëm t’ju japin atë që dëshironi nëse ia kërkoni haptazi.
Shigjetari
Rrezikoni dhe sigurohuni që të mos fusni në lojë gjëra që nuk mund të përballoni t’i humbisni! Fati do të jetë në favorin tuaj sot, ndaj argëtohuni dhe mos i mendoni gjërat dy-tri herë. Lumturia është pranë!
Bricjapi
Kujdes me gjërat që do të jepni apo thoni te të tjerët. Duhet të mos veproni sipas dëshirave tuaja personale, por sipas më të mirës së përgjithshme. Mos harroni që gjërat më të rëndësishme në jetë duhen ruajtur me tepër kujdes.
Ujori
Energjia juaj mund të mos jetë e kontrollueshme sot, por komunikimi me të tjerët nuk është shumë i mirë tani për tani. Duhet të jeni më besues ndaj miqve që keni dhe vetëm kështu do të bëni progres.
Peshqit
Mendja juaj është e përqendruar 100 për qind në punët tuaja sot. Megjithatë keni një ndjenjë kurioziteti që s’po ju lë të qetë. Të paktën një nga kolegët tuaj ka nevojë për privatësi, ndaj qëndroni jashtë panoramës së tyre dhe merruni me gjëra të tjera.
25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)