DASHI


Do të ndjeheni të qetë e të lumtur këtë periudhë. Në aspektin privat do të jeni mjaft të afruar me miqtë tuaj. Në aspektin afektiv do të ndjeheni të sigurte tek ndjenjat e partnerit drejt jush duke e forcuar më shumë raportin tuaj.


DEMI


Një iniciativë juaja e re do të përmirësojë jetën tuaj. Në ambientin e punës do të keni mbështetjen e kolegëve sot. Në aspektin afektiv do të jeni më tërheqës se zakonisht duke u dhënë pas aventurave të reja.


BINJAKET


Një raport i vjetër meriton akoma përkushtimin dhe besimin tuaj. Është një ditë e ngarkuar që nuk do t`ju lë të shijoni relaksin që ju mungon. Këshilla e një miku do t`ju shmangë nga një situatë jo të këndshme.


GAFORRJA


Përpara se të hiqni dorë nga një ofertë pune, mundohuni të kuptoni se çfarë po ndodhë në karrierën tuaj? Të rejat dhe favoret janë në anën tuaj. Yjet ju favorizojnë fat për ata që dëshirojnë të hedhin një hap përpara në lidhjen sentimentale.


LUANI


Në se keni në mëndje të ndërroni punën apo adresën e zyrës, mund të arrini qëllimin që kërkoni. Tregohuni të hapur për eksperienca të reja, që po presin pikërisht për ju. Jepini ndihmë atij që ka nevojë për ju.


VIRGJERESHA


Shijojeni këtë ditë magjike. Duhet dhe pak kohë që raporti juaj të filloj të shkëlqejë. Ftoni për darkë njeriun e zemrës, në qoftë se shkëndija e dashurisë nuk është ndezur akoma, mund të jetë një rast i mirë për ta provuar.


PESHORJA


Momente të tensionuara do t`ju shoqërojnë në fillimin e ditës, por mos u shqetësoni sepse qetësia e mbyllë shumë bukur ditën tuaj. Një shëtitje me partnerin do të ishte shumë e këndshme.


AKREPI


Yjet do t`ju dhurojnë shumë energji që do ju ndihmojnë për të përfunduar atë që keni nisur e që e dëshironi me shumë ngulm. Përpara se të flisni mendohuni mirë; thuhet në disa raste. Bëni kujdes me këtë thënie sepse partneri (a) jo gjithmonë do të mundohet t`ju kuptojë.


SHIGJETARI


Jeni në harmoni me ambientin dhe arrini të përshtateni me këdo. Do të zbuloni që keni shumë të përbashkëta me një person që punon me ju, dhe që deri tani, nuk e keni pasur rastin ta vlerësoni.


BRICJAPI


Nëse jeni në një udhëtim pune, bëni kujdes, sepse nga një rrugë e shkurtër që do të zgjidhni do t`ju zgjasë më gjatë e do të humbisni shumë kohë. Për jetën në çift nuk jeni të ftuar akoma.


UJORI


Falë Hënës në shenjën tuaj, raporti që kishit nisur do të qartësohet nga një mosmarrëveshje. Ndjeheni të kënaqur e do të jepni gjithçka për atë që ju qëndron pranë. Kujdesuni për shëndetin.


PESHQIT


Shpjegojani familjes tuaj që udhëtimet që keni bërë nuk kanë qenë për pushime por për detyrime pune . Nëse dëshironi të kaloni pushime të qeta, e meritoni. Mbi të gjitha që këtë muaj keni punuar shumë.


26 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)