DASHI
Ju që jeni në çift duhet të bëni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër. Nëse i qëndroni besnike partnerit do kaloni një ditë të mrekullueshme. Për sa iu përket financave, ato do jenë të mira dhe ju do keni mundësi të bëni disa shpenzime më shumë.
DEMI
Marrëdhënia në çift sot do jetë herë ekzaltuese dhe herë lodhëse. Ka rrezik të ketë edhe pak tension gjatë kësaj dite. Problemet financiare do iu motivojnë sot ta organizoni me më shumë kujdes buxhetin.
BINJAKET
Nëse keni pasur probleme me partnerit tuaj, sot është dita e duhur për të bërë hapat e parë dhe për t’i vendosur gjërat në vend. Ekuilibri financiar do jetë i kënaqshëm.
GAFORRJA
Nëse do iu duhet të debatoni me partnerin tuaj mbi një temë të caktuar, bazohuni tek argumentet përndryshe do dilni të humbur. Do përballeni me probleme të mëdha financiare sot. Nuk është momenti i duhur për të bërë shpenzime të mëdha.
LUANI
Ata që janë në çift do kërkojnë të verifikojnë aftësinë joshëse. Fati nuk do jetë në anën tuaj për sa iu përket financave, kështu që duhet maturi.
VIRGJERESHA
Edhe gjatë kësaj dite do keni tmerrësisht shumë frikë nga rutina e jetës në çift. Këshilla e yjeve është të flisni sa më shumë me partnerin. Financat më në fund do jenë të qëndrueshme.
PESHORJA
Në jetën tuaj në çift do të mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Urani iu fton të tregoheni më të matur me shpenzimet dhe transaksionet financiare.
AKREPI
Në jetën në çift do kërkoni më shumë qëndrueshmëri. Mos prisni që partneri t’iu thotë çfarë duhet të bëni, por veproni vetë dhe reflektoni më mirë. Financat nuk do influencohen nga planetët. Mos u shqetësoni sepse çdo gjë do jetë në ekuilibër.
SHIGJETARI
Plutoni do ua ndërlikojë jetën juve që jeni në çift. Do doni të bëni gjithçka që mendoni pa marrë mendimin e partnerit dhe ky do jetë gabimi më i madh. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza negative.
BRICJAPI
Do jeni mjaft sensuale dhe entuziaste sot. Nëse jeni në një lidhje, reflektoni mirë para se të merrni vendime të mëdha sepse jeta nuk është një lojë. Shmangni investimet e mëdha dhe të pamenduara mirë.
UJORI
Mos luani me ndjenjat e atij që keni në krah sot dhe tregohuni më të sinqertë. Nëse ka diçka që nuk shkon duhet t’ia thoni atij jo ta bëni muhabet tavoline me miqtë. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme.
PESHQIT
Sektori i dashurisë së çifteve do jetë i privilegjuar sot. Do merrni shumë përkujdesje nga ai që keni në krah dhe do ndiheni për mrekulli. Nuk është momenti të ndërmerrni rreziqe në plani financiar.