DASHI


Marrëdhëniet me bashkëpunëtorë ose kolegë janë nën shënjestrën e Hënës, që nuk është në favor me shenjën tuaj, kështu që duhet të tregoheni të qetë dhe diplomatë.


DEMI


Ditë e mbushur me ide të mëdha. Në punë, në studim, por edhe në kohën e lirë, nuk do të mungojnë momente argëtuese. Çdo sakrificë këtë muaj do ju japë në të ardhme kompensime morale dhe ekonomike.


BINJAKËT


Konfigurimet e ekuilibruara yjore sot do ju japin optimizmin e duhur. Lëreni fantazinë të lirë dhe do të shikoni që do t’i bëjë mirë si shpirtit, ashtu edhe trupit tuaj. Një darkë në shoqërinë e miqve tuaj do ju bëjë të ndiheni në humor.


GAFORRJA


Mos përfshini familjarët tuaj në një keqkuptim midis jush dhe partnerit. Hëna dhe Marsi në kundërshtim me shenjën tuaj ju bëjnë të ndiheni nervozë dhe të shkarkoni gjithë tensionin e mbledhur mbi personat që keni më për zemër.


LUANI


Hëna te shenja e Peshores do ju dhurojë qëndrueshmëri në jetë dhe ju drejton në rrugën e duhur për sa i përket zgjedhjeve të detyruara. Sfera profesionale do ju stimulojë një bashkëpunim me kolegë, bashkëpunëtorë dhe shokë studimi.


VIRGJËRESHA


Shumë gjëra po shkojnë në drejtimin e duhur, duke filluar që nga situata financiare shumë aktive. Mund të bëni plane të detajuara për të përmirësuar hyrjet e parave në llogarinë tuaj. Shikojeni të ardhmen tuaj sentimentale me besim dhe shpresë.


PESHORJA


Sot do të jetë një ditë ku fantazia dhe shpirti juaj krijues mund të bëjnë speciale jetën tuaj profesionale dhe sentimentale. Vetëm tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet me personat e seksit të kundërt dhe në menaxhimin e detyrave që ju ngarkohen në punë.


AKREPI


Po jetoni një fazë shumë pozitive, edhe pse nuk doni ta pranoni, sepse në karakterin tuaj jeni pesimist dhe supersticioz. Yjet ju këshillojnë të përfitoni nga ky moment për të riorganizuar më mirë jetën tuaj.


SHIGJETARI


Ndiheni energjikë për të sfiduar çdo rrezik që mund t’ju dalë në rrugën tuaj për të bërë për vete personin që ju intereson ose për të takuar dashurinë tuaj sekrete. Kënaqësi të mëdha personale do të vijnë nga një marrëdhënie e vjetër miqësie.


BRICJAPI


Hëna në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën tuaj bën që sot të shfaqni sjellje kritike përballë partnerit, sidomos në qoftë se ky i fundit i përket Gaforres ose Peshores. Në qoftë se dëshironi të mos prishni ditën e sotme, ruani një sjellje korrekte në ambientin profesional dhe privat.


UJORI


Sot do të ndiheni tërheqës, mjaft të sigurt në vetvete si dhe do të keni vetëkontrollin në çdo situatë. Përfitoni nga ky moment me fat për ta shfrytëzuar në sektorët që keni më shumë nevojë.


PESHQIT


Do të demonstroni një shpirt të madh iniciative dhe aftësi të shkëlqyera për të parandaluar çdo problem që ju paraqitet. Kush ka një aktivitet të pavarur, mund të ketë besim te suksesi i garantuar dhe përfitime të mëdha.