Vështirësi në familje. Ndryshime në shtëpi. Do të sqaroni një keqkuptim me një bashkëpunëtor por edhe me personin e zemrës që e keni lënduar me pa të drejtë.
Demi
Përpiquni që të dilni gradualisht nga një situatë e komplikuar në të cilën keni rënë. Ose të paktën limitoni dëmet. Dhurojini buzëqeshje atyre që ju rrethojnë.
Binjakët
Jeni shumë xheloz! Por duke mos qenë të tillë do të bëheni më të arsyeshëm me të tjerët. Në fund të fundit, të gjithëve mund t’ju ndodhë të gabojnë.
Gaforrja
Provoni të sforcoheni sot për të besuar më shumë në dashuri, edhe pse mund të jeni zhgënjyer disa herë. Mundësitë do t’i keni të shpejta për çështjet e tjera.
Luani
Nëse mendoni që të mos të ruheni në tryezë, mendoni gabim: duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të bëni më shumë ushtrime fizike. Pra kujdesuni për veten.
Virgjëresha
Mos mendoni se do t’ia dilni me pak fjalë dhe gjëra konfuze: do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi. Mos i shpërdoroni paratë për gjëra jo të rëndësishme.
Peshorja
Kush punon në zyrë duhet të bëjë kujdes dhe të tregohet i vëmendshëm ndaj eprorit të tij, sepse ky i fundit nuk do të jetë aspak në humor të mirë.
Akrepi
Bëjini vend vetes në ambientin e punës, duke nisur që nga java e ardhshme. Në dashuri do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës.
Shigjetari
Përpiquni që të bëheni të dobishëm për një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni asnjëherë këtë!
Bricjapi
Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.
Ujori
Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm i cili do t’ju magjepsë.
Peshqit
Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos t’i besoni dikujt i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Jupiteri do t’ju favorizojë në marrëdhëniet e punës.
