Dashi


Kjo është koha ideale për të filluar një projekt të ri, mund të jetë i çfarëdolloj fushe. Energjia juaj është e fokusuar në planet për të ardhmen dhe drejtimi i ri që po merrni do të rezultojë i suksesshëm. Po përmirësoheni!


Demi


Puna është për ju më argëtuese se kurrë. Energjia juaj shoqërore është e lidhur në një farë mënyre me jetën tuaj të përditshme, në një mënyrë shumë të këndshme. Vazhdoni të kërkoni aventura dhe do të zbuloni risi!


Binjakët


Është një ditë e mirë për të bërë veprime të vështira. Që nga ushtrimet trupore deri te zhvendosja në një shtëpi të re, trupi juaj s’do t’ju lërë në baltë sot. Jeni plot jetë!


Gaforrja


Zemra juaj është në punët e shtëpisë dhe dita e sotme do të përqendrohet pikërisht në këtë drejtim. Mos u largoni shumë nga zonat që ju bëjnë të ndiheni rehat, pasi është një kohë kur duhen shmangur udhëtimet e largëta.


Luani


Do t’ju duhet të merreni me dikë që është i vështirë për t’u gjetur sot. Por ju keni më shumë mjete komunikimi nga sa mendoni. Provoni gjëra të reja derisa të lidheni. Dita do të jetë pozitive, ashtu edhe ndjenjat tuaja.


Virgjëresha


Duhet të tregoheni më serioz me dikë. Mund të jetë një koleg ose një dashuri e mundshme, por në çdo rast është e rëndësishme të dini se duhet të thelloheni në kuptimin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja.


Peshorja


Problemi më i madh i ditës suaj të sotme do të jetë pamja e jashtme. Mund të kuptoni se keni kohë që nuk i pëlqeni më zgjedhjet që bëni. Megjithatë, shmangni mërzinë dhe ngrijini moralin vetes!


Akrepi


Po përballeni me një problem që nuk arrini ta kuptoni se çfarë po e shkakton dhe si mund ta zgjidhni. Sigurohuni ta keni pamjen më të qartë dhe të ndërmerrni një veprim. Gjërat mund të duken të ngatërruara, por ju dini ta luani lojën!


Shigjetari


Mungesa e përqendrimit do t’ju bëjë të mos u kushtoni rëndësi detajeve, të cilat bëjnë diferencën. Neglizhenca që po përjetoni në këto çaste do t’ju kalojë, por sigurohuni që çmimi të mos jetë i shtrenjtë!


Bricjapi


Punoni me gjëra të reja dhe do të kuptoni se ju kishte munguar të qenët kreativ dhe i dhënë pas gjërave jo materialiste. Një nga këto ditë do të jetë shumë argëtuese dhe e paharrueshme për ju. Qëndroni gati!


Ujori


Po eksploroni mënyra të reja për të jetuar, që nga ndërrimi i dietës deri te pamja shpirtërore. Përshtatuni me ide të pazakonta dhe do të përjetoni një lumturi që është e vështirë për t’u gjetur.


Peshqit


Ndihma juaj do të jetë shumë e dobishme sot, ndaj jini sa më të dukshëm për të tjerët. Ju pëlqen të ndihmoni personat që kanë nevojë për ju, ndaj përcaktoheni shpesh si engjëlli mbrojtës i të tjerëve.


30 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)