DASHI
Mund t’ia dedikoni këtë fundjavë plotësisht vetes suaj duke pushuar për të rifituar energjinë e duhur për të qenë në formë. Në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë që ta kaloni këtë periudhë larg ambienteve zhurmuese.
DEMI
BINJAKET
Fundjava do ju japë mundësi të bëheni pjesë e eksperiencave të reja. Në aspektin afektiv një njohje e re do ju japë mundësi të ndiheni të lumtur.
GAFORRJA
Mund t’i lejoni vetes një pushim të shkurtër për tu impenjuar me hobet tuaja të preferuara. Në ambientin e punës do të jetë një ditë e qetë.
LUANI
Këtë fundjavë nuk do të mund të përmbaheni duke thënë atë çka mendoni edhe me kusht të shpërthimit të ndonjë zënke. Kujdes të mos rrisni debatet! Në aspektin afektiv do ju duhet më shumë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen tuaj.
VIRGJERESHA
Këtë fundjavë yjet ju ftojnë të bëheni më aktivë duke shprehur hapur ato çka mendoni, por njëkohësisht të mirëkuptoni edhe nevojat e personave që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv partneri juaj do të kontribuojë për ta bërë këtë periudhë të këndshme.
PESHORJA
Do të ndiheni plot energji e do të vështroni edhe detajet më të imta sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të merrni një propozim mjaft interesant nga një i njohur .
AKREPI
Këtë fundjavë yjet ju këshillojnë të ndani sekretet tuaja me një mik pasi ky gjest i juaj do të vlerësohet dhe do ju kthehet me të njëjtën mënyrë. Në aspektin afektiv do ti lejoni vetes pak qetësi nën shoqërinë e tij/saj.
SHIGJETARI
Do të keni dëshirë të vini në provë qëllimet që mund të kenë disa nga të njohurit e tu sot. Në aspektin afektiv do të jeni disi pasivë sot. Një këshillë: diskutoni hapur me partnerin.
BRICJAPI
Për sa i përket sferës suaj afektive do të ndjeheni të qetë e të lumtur me personin që keni në krah. Në aspektin profesional do të kërkoni të thelloheni në një problem teknik që nuk po ju lejon të ecni përpara. Një këshillë: pushoni pak më shumë.
UJORI
Vazhdon ende faza pozitive për të gjithë ju që ndodheni në shenjën e ujorit dhe këtë fundjavë yjet do ju ndihmojnë pavarësisht vështirësive. Në aspektin afektiv do ti lejoni vetes një udhëtim mjaft të këndshëm me partnerin.
PESHQIT
Origjinaliteti juaj do të vlerësohet e në një shoqëri të re do të jeni në qendër të vëmendjes. Në aspektin privat do të ndjeni nevojën për të ndryshuar punë ose të paktën të gjeni alternative më pak impenjuese. Në aspektin afektiv janë të mundura lajme të reja sot.