DASHI – Është një periudhë e mirë për sa u përket të gjitha aktiviteteve që do të zhvilloni sot. Yjet në favor jua bëjnë më të lehtë ndryshimet dhe progresin në sektorin profesional, sidomos në qoftë se punoni në vartësi të dikujt. Prisni me entuziazëm një punë ekstra që do të rrisë të ardhurat dhe do t’ju hapin perspektiva të reja. Dita e sotme është e përshtatshme për një kontroll mjekësor.
DEMI – Sot sektori profesional do të jetë produktiv. Një projekt që ju dukej i vështirë mund të bëhet më i lehtë, nëse do të realizohet me ndihmën e personave kompetentë. Mundohuni të argëtoheni. Dashuria premton shumë.
BINJAKËT – Fjalët kyçe që duhet të përdorni sot mund të jenë qetësia, diplomacia dhe durimi, sepse Hëna negative ju bën nervoz si në shtëpi dhe jashtë saj. Një problem i vjetër mund të rishfaqet e do t’ju duhet vullnet për ta kaluar. Miqësitë janë pika juaj më e fortë.
GAFORRJA – Organizoni sa më mirë ditën e sotme dhe do të arrini të realizoni gjithçka që keni programuar. Në sektorin sentimental, dëshira për aventura do të jetë e madhe, por kujdes me dyshimet e partnerit, i cili do të bëhet më vigjilent. Do të keni ndihmën e vlefshme të një mikut tuaj.
LUANI – Mos prisni të arrini suksese vetëm falë sharmit, por mundohuni të shfaqni edhe argumente të vlefshme, praktike e bindëse. Keni të gjitha cilësitë e duhura për të arritur sukses në sektorin social. Jeta në çift paraqitet mirë, por mund të keni ndonjë problem të vogël që lidhet me shtëpinë ose fqinjët.
VIRGJËRESHA – Ditë ideale për të përfituar nga aftësitë tuaja të komunikimit e për të qenë bindës. Me Hënën në shenjën tuaj do të jeni më të qetë dhe të gatshëm për të filluar një fazë të re të jetës. Do të keni shanse të shkëlqyera për ta gjallëruar më shumë jetën sentimentale. Nuk do të mungojnë pasione të forta për ata që janë singëll në kërkim të dashurive të komplikuara.
PESHORJA – Për dikë nga ju, entuziazmi për një lidhje të re sentimentale do të jetë shumë i madh, saqë do të rrezikojë të hasni ndonjë zhgënjim. Për shkak të naivitetit tuaj, duhet edhe të pranoni idenë që personi që keni pranë, jo gjithmonë është i sinqertë me ju.
AKREPI – Hëna dhe Saturni reflektojnë ndikimin e tyre pozitiv në shenjën tuaj dhe ju këshillojnë të ndaloni, duke kërkuar situata të vështira. Tashmë këto situata i përkasin së kaluarës. Shikojeni të ardhmen me optimizëm dhe me një shpirt më pak kritik. Rimerrni besimin tek aftësitë tuaja.
SHIGJETARI – Mos tregoni disa gjëra të jetës private personave që nuk mund t’ju garantojnë ruajtjen e sekretit. Në punë mundohuni të jeni preciz dhe të kujdesshëm, të gatshëm për të bërë ndonjë sakrificë të vogël që do të jenë prova më e mirë e vullnetit tuaj. Do të bëni hapa në karrierë, sidomos në qoftë se zhvilloni një aktivitet të lidhur me artin, modën dhe udhëtimet.
BRICJAPI – Jeni energjik dhe gjithçka do të shkojë mirë sot. Vetëm se do t’ju duhet të përmirësoni lidhjen tuaj, sepse është në vështirësi. Përfitoni nga Hëna e favorshme për të forcuar marrëdhënien tuaj nëpërmjet dialogut dhe interesave të reja që duhet t’i ndani me njeriun e zemrës. Ndiqni këshillën e miqve tuaj.
UJORI – Në qoftë se jeni konfuz, dita e sotme do ju vlejë për të qartësuar mendimet rreth një çështjeje familjare ose mbi një ndryshim në sektorin profesional që ju krijon shqetësime. Hëna te shenja e Virgjëreshës ju bën më sensual e tërheqës se zakonisht. Biznese të favorshme do t’ju sjellin përfitime ekstra.
PESHQIT – Hëna në kundërshtim mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Përpiquni të shkëputeni nga gjithçka, duke organizuar një udhëtim të shkurtër. Marrëdhënia në çift do të jetë e qetë, edhe pse nuk do të mungojnë zënka të vogla.