DASHI


Sot është një ditë e bukur përsa i përket dashurisë. Partneri do të ndihet shumë mirë në shoqërinë tuaj. Do të ndani me njerëzit e afërt mendime pozitive.


DEMI


Nëse sot ndiheni pak të mërzitur, mos u shqetësoni. Është një ndjesi që do të kalojë shpejt sapo të dilni me miqtë tuaj. Në sektorin financiar parashikohen surpriza.


BINJAKET


Dita juaj e fatit përsa i përket punës. Një propozim nga një kolegu juaj do të dalë shumë frytdhënës dhe kjo gjë do të bëjë që ju të afirmoheni më shumë në punën tuaj.


GAFORRJA


Keni vendosur të relaksoheni dhe do të lini mënjanë çdo impenjim tuajin. Kjo do të bëjë shumë mirë për shëndetin tuaj pasi kishit kohë që nuk kujdeseshit aq shumë për të.


LUANI


Shumë të paduruar tregoheni karshi të tjerëve. Kjo do të bëjë të thoni gjëra për të cilat më vonë do të pendoheni. Kujdes sot me shëndetin sepse paraqiten probleme.


VIRGJERESHA


Mendohuni mirë sot përpara se të vendosni për diçka dhe mos i besoni shumë personave që ju rrethojnë. Mund të zhgënjeheni shumë nëse vendosni duke i besuar të tjerëve dhe jo instinkteve tuaja.


PESHORJA


Mund te ketë debate te shumta sot ne familjen tuaj. Ju mundohuni te mos bëheni pjesë e tyre sepse mund te thoni gjera qe me vone do te kthehen kundër jush.


AKREPI


Një histori pasionante duket në horizont. Do të ketë shume ndikim ne jetën tuaj dhe nuk doni qe ta humbni. Mos lini mënjanë dhe shoqërinë sepse dikush mund te preket.


SHIGJETARI


Nëse dashuria kërkon kujdesin më të madh, do të thotë që ia vlen të impenjohesh. Mos u ktheni mbrapa përballë një kërkese të paparashikuar në veçanti nëse vjen nga dikush që e ndjeni afër.


BRICJAPI


Nëse doni të reagoni me sukses sot mund të filloni të hidhni hapat që tashmë i keni studiuar. Gjeneroziteti juaj do të vlerësohet nga personi që doni ta bëni për vete.


UJORI


Me dyshim sot mund të ndryshoni program edhe sepse keni bërë premtime. Në dashuri keni nevojë për liri veprimi. Nuk duhet të sakrifikoheni.


PESHQIT


Përballë të papriturave mund të zgjedhësh një propozim pune edhe pse mund të jetë me rrezik, sepse personi që ta ofron meriton interesin tuaj. Në rast të kundërt tërhiquni mbrapa pa bërë ndonjë hap që mund t’ju shkaktojë dëm personal.