horoskopi1-212Dashi


Yjet shpresojnë për ju që të jeni në alegri të plotë në ambientet që do të gjendeni, larg nga stresi dhe mërzitjet e punës së përditshme. Meshkujt e kësaj shenje do të ndihen më të dashuruar.


Demi


Një plan paqeje në familje dhe në dashuri. Është e nevojshme që të krijoni një sintoni perfekte me personat e afërt përpara se Venera të kalojë te Luani. Natë e zjarrtë.


Binjakët


Do t’ia dilni mbanë shumë mirë një rreziku (si gjithmonë), por ju rekomandohet që të mos bëni gjëra që mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin. Djemtë e rinj do të jenë në formë të shkëlqyer.


Gaforrja


Kudo që të gjendeni Hëna e plotë do të jetë një ogurmirë për zemrën tuaj, gjithnjë në dashuri. Do të dashuroni dhe do të dashuroheni, por mos harroni që të rregulloni llogaritë në vendin e punës.


Luani


Dorëzojuni pushtetit të fatit, do t’ju çoj drejt personave që do të dinë t’ju kuptojnë, që ju duan e që shpresojnë të dashurohen nga ju. Miqësi të mëdha. Sot gjithçka do të shkëlqejë për ju!


Virgjëresha


Mos i tregoni pa takt aftësitë tuaja. Shmangni stresin fizik. Do të keni nevojë për një dashuri të vërtetë, sensuale, pa ndërlikime, por partneri/partnerja juaj mendon për diçka tjetër.


Peshorja


Hëna e plotë do të jetë në favorin tuaj: do të hapë një kapitull të ri në jetën tuaj, që do të jetë i lodhshëm, por që do t’ju falë lumturi. Do të ndiheni shumë të dashuruar. Është moment i mirë për të bërë fëmijë.


Akrepi


Femrat mund të kenë një rol në çështjet e parave dhe investimeve. Mos humbni kohë. Të dashuruarit prej kohësh nuk duhet të humbasin më kohë. Ndërsa ata që janë në dilemë, të veprojnë në bazë të zemrës.


Shigjetari


Pas shumë vitesh hëna e plotë duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë për personat që i përkasin kësaj shenje. Do të jeni shumë me fat dhe pasioni do të dominojë jetën në çift.


Bricjapi


Në ndonjë situatë është e nevojshme që t’i mbyllni disa porta. Hëna do t’ju sigurojë një të re në familje e cila do të konkretizohet muajin e ardhshëm me hënën e plotë. Mos mendoni shumë çdo gjë!


Ujori


Do t’ju dojë. Romantizmi dhe pasioni do të jenë shumë të theksuar sot për ju, nëse po kërkoni dashuri që kanë një komponent erotik. Ky Saturn ju ka ndryshuar, ju ku kthyer si dikur për nga ana seksuale.


Peshqit


Çoni përpara vetëm çështjet e rutinës normale, por Jupiteri ndërkohë mbështet një ndryshim shtëpie, zanati, ose posti. Venera është gjithmonë pranë jush dhe garanton dashuri.