Ky është horoskopi ekstrem: Gjërat që duhen bërë dhe nuk duhen bërë për shenjat e zodiakut sot nga astrologia e famshme greke, Angeliki Manousaki.
Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen papritur, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, prirje krijuese dhe ndryshime që po afrohen. “Do’s & Don’ts” për shenjat e sotme vijnë për të vendosur rregull – dhe për të të ndihmuar edhe ty të gjesh ekuilibrin.
Dashi
Çfarë dë bësh:
Sot duhet të menaxhosh me qetësi tensionin, emocionet e thella dhe frikërat apo dyshimet që të lindin. Duhet të kontrollosh dyshimet që ke për sjelljen e disa bashkëpunëtorëve ose edhe të partnerit/es, nëse je në një lidhje. Mund të kenë bazë ato që mendon, por fillimisht kërko fakte.
Çfarë të mos bësh:
Mos u përfshi në biseda prapaskenash dhe shmang nënkuptimet. Mos u trego i pakujdesshëm me financat – jo të gjithë meritojnë besim. Mos u përfshi në debate dhe mos bëj demonstrim force. Mos u përpiq të dominosh situatat, sepse sot kjo nuk do të të dalë për mirë.
Demi
Çfarë të bësh:
Sot ka shumë lëvizje në prapaskenë dhe kjo lëkund besimin tënd. Në vend që të shpërqendrohesh, përpiqu të gjesh prova për ato që dyshon, edhe nëse është e vështirë. Kryej detyrat e tua pa u futur shumë në analizë të tepërt.
Çfarë të mos bësh
Mos u bë as i pavendosur, as ekstrem. Mos u nervozo dhe mos dysho për gjithçka që dëgjon – jo gjithçka është e rreme. Mos injoro këshillat e njerëzve të afërt dhe mos u bë kritik apo kontrollues.
Binjakët
Çfarë të bësh:
Në punë po ndodhin shumë gjëra që të nxjerrin jashtë programit. Për të shmangur kaosin në përditshmëri, organizohu më mirë. Ruaj përqendrimin, sepse vetëm kështu je produktiv.
Çfarë të mos bësh:
Mos lejo tensionin dhe fjalët që dëgjon të të bëjnë të mendosh se të gjithë janë kundër teje. Mos i shtyp të tjerët për të marrë atë që dëshiron dhe mos mendo se presioni do të të ndihmojë të zbardhësh situatat.
Gaforrja
Çfarë të bësh:
Ke shumë nevojë të shprehesh sot – bëje, edhe nëse klima është e vështirë. Trego forcën dhe pavarësinë tënde pa e tepruar. Mbaj distancë nga ata që të vënë në dyshim ose përpiqen të të ndikojnë.
Çfarë të mos bësh:
Në dashuri dhe punë ka një atmosferë të paqartë. Meqë as vetë nuk e kupton plotësisht çfarë po ndodh, mos u shpreh ende. Mos u përpiq të verifikosh dyshimet sot – nuk do të qetësohesh dhe as nuk do të gjesh drejtësi.
Luani
Çfarë të bësh:
Sot duhet të bësh përpjekje të mëdha për të ruajtur qetësinë dhe për të shprehur emocionet në mënyrë krijuese. Në punë, ndalo së frikësuari nga dështimi ose ekspozimi.
Çfarë të mos bësh:
Mos u streso dhe mos injoro këshillat e kolegëve – ata dinë diçka më shumë. Mos u bë i pakujdesshëm dhe mos vepro me kokëfortësi ekstreme, sepse kjo do të errësojë gjykimin tënd.
Virgjëresha
Çfarë të bësh:
Sot është e vështirë të dalësh në një përfundim, sepse mungon komunikimi dhe ti i zmadhon gjërat. Mos nxirr konkluzione. Injoro fjalët e ëmbla që duken të sforcuara.
Çfarë të mos bësh:
Mos u bë agresiv për shkak të dyshimeve. Mos i injoro plotësisht sinjalet – kërko më thellë, por mos fol pa prova.
Peshorja
Çfarë të bësh:
Nëse nuk je i sigurt për rezultatin ose për mënyrën e menaxhimit të situatave, shmang deklaratat e mëdha. Nëse ndihesh i ngatërruar, përpiqu të zbërthesh situatën hap pas hapi.
Çfarë të mos bësh:
Mos lejo dyshimet të të mbajnë peng në punë. Mos u bë i pakujdesshëm me paratë dhe mos lejo askënd të të ngatërrojë me fjalë boshe në dashuri.
Akrepi
Çfarë të bësh:
Menaxho situatat e vështira, edhe nëse ndihesh nën presion. Organizoi mendimet përpara se t’i zbatosh.
Çfarë të mos bësh:
Mos u beso njerëzve që të duken të dyshimtë. Mos lejo frikën të marrë përmasa dhe mos humb qetësinë – përndryshe nuk do ta shohësh qartë realitetin.
Shigjetari
Çfarë të bësh:
Dëshiron qetësi, por sot është sfiduese. Megjithatë, përpiqu ta ruash. Në punë ka diskutime që ndryshojnë planet, por mund t’i menaxhosh.
Çfarë të mos bësh:
Mos lejo çështjet familjare të prishin organizimin tënd. Mos lejo lodhjen të të bëjë nervoz dhe dëgjo këshillat që të jepen.
Bricjapi
Çfarë të bësh:
Mos u shqetëso tepër për zgjedhjet e kaluara. Analizo bazat që ke ndërtuar dhe lejo dilemat të të çojnë drejt së vërtetës.
Çfarë të mos bësh:
Mos u trego i ashpër në biseda, sidomos me miqtë. Mos u shpërqendro nga çështjet financiare dhe mos lejo ankthin të të drejtojë.
Ujori
Çfarë të bësh:
Analizo me kujdes veprimet dhe vendimet. Beso më shumë tek vetja dhe idetë e tua, por verifiko nëse i ke kuptuar drejt të gjitha të dhënat.
Çfarë të mos bësh:
Mos vepro vetëm nga reagimi apo për të provuar veten. Mos refuzo ndihmën që të ofrohet – ke nevojë për të.
Peshqit
Çfarë të bësh:
Dëgjo me kujdes çfarë thuhet, sepse do të konfirmohen shumë mendime që kishe më parë. Shmang debatet e ashpra.
Çfarë të mos bësh:
Mos u blloko nga kokëfortësia. Dëgjo edhe këndvështrime të tjera dhe bëj kujdes me prapaskenat – aty fshihen përgjigje të rëndësishme.

