Dashi
Lajme pozitive vijnë nga ana e punës. Nëse keni ndjekur një projekt, konfirmimet për marrëveshjen mund të vijnë së shpejti.
Demi
Hëna ju favorizon të mbani kontakte me personat qe ju pëlqejnë ndërsa kanë nisur historitë e reja. Megjithatë, ju duhet të përballeni me disa përgjegjësi.
Binjakët
Marrëdhënie të mira të mundshme mund të keni me Gaforren. Në punë jeni të shqetësuar, por duhet të bëni përpjekje për t’u qetësuar.
Gaforrja
Do të jetë një ditë emocionuese në romancën tuaj. Në punë, nëse e keni pasur të vështirë, mos u ktheni pas.
Luani
Hëna do të kthehet në shenjën tuaj. Në punë do ketë diskutime ndoshta për shkak të bonusit që keni kërkuar prej kohësh, por bëjeni javën e ardhshme.
Virgjëresha
Në punë situata përmirësohet dhe zgjidhja që prisni mund të vijë, edhe nëse mund të mos jetë plotësisht e kënaqshme.
Peshorja
Do të përjetoni momente emocionuese në dashuri. Falë yjeve, në punë premtohet diçka e re, por duhet të jeni të duruar dhe të prisni.
Akrepi
Është dita juaj për të ‘rrëmbyer’ zemrën e personit që pëlqeni, ndaj shfrytëzojeni. Në punë duhet të reflektoni ndërsa një përgjigje e rëndësishme vjen shpejt.
Shigjetari
Aftësitë tuaja për të vepruar të dielën për një lidhje të mundshme dashurie janë të mira. Ndërsa në punë, duhet pak objektivitet.
Bricjapi
Diskutime në dashuri, hëna është në anën e kundërt. Në punë ndiheni pak të humbur dhe nuk dini çfarë të bëni.
Ujori
Kujdes nga një keqkuptim i mundshëm në dashuri. Në punë shtyni vendimet e rëndësishme pas datës 21.
Peshqit
Nëse jeni beqar, bëhuni gati për të nisur një histori të re. Në punë duhet të kapni momentin dhe të bëni plane për të ardhmen.