Dashi
Sot gjërat nuk do të ecin sipas planit. Në ajër do ketë shumë tension i cili do çojë në disa zënka në punë por edhe në jetën private. Kujdes edhe me paratë.
Demi
Kini kujdes me shpënzimet e parave sot sepse mund të jenë të tepërta dhe t’ju detyrojnë të ndryshoni disa nga planet tuaja. Kjo e hënë lejon që shumë projekte të çohen përpara edhe nëse ka pak lodhje.
Binjakët
Mërkuri po kalon në shenjën tuaj, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë këtë ditë për të bërë më shumë dhe për t’u kujdesur për marrëdhëniet tuaja me të tjerët
Gaforrja
Në këtë ditë do të jetoni me qetësi më të madhe se ditët e fundit. Lajmet dhe konfirmimet vijnë në punë dhe për dashurinë.
Luani
Dita e sotme do të jetë e bukur për dashurinë, shfrytëzojenisa më shumë. Në punë do ju duhet të imponoheni për të pohuar idetë tuaja dhe mund të viheni në provë nga dikush.
Virgjëresha
Së shpejti fillon një fazë e bukur rikuperimi e cila do t’ju lejojë të zgjidhni probleme të ndryshme dhe gjithashtu të merrni propozime të bukura. Sot është një ditë e mirë edhe për dashurinë.
Peshorja
Kushtojini vëmendje kësaj dite që ju sheh jo në humor të mirë.Ngushëllohuni me faktin se më e keqja ka mbaruar. Në dashuri duhet të rizbuloni pak pasionin.
Akrepi
Dita e sotme ju sheh të mbrojtur nga yjet. Nëse jeni ende beqar, filloni të shikoni përreth dhe bëni të njëjtën gjë në punë ku do të keni shumë mundësi për t’u rritur dhe për të gjetur projekte të reja.
Shigjetari
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të luajtur letrat tuaja më të mira dhe për t’u treguar të gjithëve se nga çfarë jeni krijuar. Propozoni ide shefave sepse përgjigjet do të jenë pozitive.
Bricjapi
Ka pak konfuzion në ajër këtë të hënë, kujdes. Jeni pak nervoz por është më mirë të mos i hidhni gjithçka familjes. Në dashuri është më mirë t’i marrësh gjërat ngadalë.
Ujori
Ju ndjeni një dëshirë të fortë për të shkuar me pushime dhe për të lënë pas jetën tuaj monotone. Në dashuri përfitoni nga kjo ditë e bukur që të jep një pasion të bukur.
Peshqit
Po vijnë ditë shumë të rëndësishme të cilat do të lejojnë që puna juaj të marrë një kthesë të re. Jeni shumë më të vetëdijshëm për veten dhe vlerën tuaj dhe ky qëndrim i ri do t’ju çojë larg. Për sa i përket dashurisë, është më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.