Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Mbase keni shumë çështje të pazgjidhura, për t’ju përkushtuar siç duhet partnerit. Ju këshilloj të gjeni një rrugë të mesme. Në të kundërt do ngeleni vetëm, partneri është një shtysë e madhe në karrierën tuaj. Mos e humbni.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Fati është një rrotë që rrotullohet, sot kjo rrotë do ndalojë te ju. Pranoni çdo mundësi që do t’ju vijë pa e menduar gjatë, pasi diçka e madhe po vjen për ju. Keni qenë tepër pesimistë kohët e fundit, siç e sheh mundësitë e arta vijnë atëherë kur nuk i pret.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Do keni luhatje humori sot, nuk do ju pëlqejë asgjë nga ajo që do ju thonë apo nga ambienti që ju rrethon, prandaj për të shmangur konflikte. Mbase është mirë të bëni një udhëtim për tu larguar nga të gjithë dhe nga gjithçka. Edhe pse njerëz që ju vlerësojnë do jenë kundër këtij udhëtimi, ju këshilloj të largoheni për pak ditë, vetmia do ju bëjë të reflektoni rreth gjithçkaje dhe do ktheheni plot ide të reja.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Mbase arrini ti mbani nën kontroll obligimet tuaja, por ajo që ju shqetëson është paraja, e cila ikën sapo e merrni. Duhet të hiqni dorë për pak kohë nga “shopping” dhe darkat jashtë me miqtë tuaj. Kurseni pasi në një moment më të vonë do ju duhen “para”

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Duhet ti lini pretendimet në ditën e sotme, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme për ju, ose përdorni sharmin tuaj për të bindur të tjerët se ajo që ju sugjeroni është e duhura. Do ju jepen shumë mundësi, me qetësi zgjidhni të duhurën, e tashmja ka rëndësi për ju. Pasi nuk dihet se çfarë do ndodhi në të ardhmen.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Jo çdo herë që keni një problem duhet ta ktheni në një tragjedi, njerëzit rrotull jush nuk kanë pse të dëgjojnë ankesat tuaja, edhe për situatat më të parëndësishme. Përballuani me problemet, me forcë dhe vendosmëri do ja dilni mbanë. Mbas kësaj do ju vlerësojnë edhe më tepër.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Përpiquni ta merrni më seriozisht anën tuaj profesionale, dhe më pak seriozisht atë personale. Nuk është zgjidhja e duhur ti anashkaloni detyrimet tuaja, përkundrazi balanconi gjithçka dhe do ja dilni më së miri. Vendimet e rëndësishme duhet ti merrni vetë, dhe jo tua lini në dorë të tjerëve. Është momenti ti jepni drejtim jetës suaj duke vendosur “pikat” mbi “I”.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Dita do të nisë më së miri, pjesa tjetër se si do përfundojë varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë nga qielli, çdo gjë varet nga ju dhe nga njerëzit rrotull jush. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Keni para një det me zgjidhje që duhet ti merrni në konsideratë, por krenaria ju le që të vazhdoni para. Duhet të hapeni me njerëzit që keni pranë, dhe jo me ata të cilët ju doni ti keni pranë, pasi bota nuk rrotullohet rreth jush. Mësohuni me idenë që shumë gjëra varen nga fati.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Partneri juaj nuk e kupton gjendjen tuaj shpirtërore, mbase sepse nuk keni qenë shumë të qartë ose nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të folur më të. Përpiquni të shpreheni saktë, pasi vetëm kështu do arrini të komunikoni, duke filluar nga sot, sqaroni gjithçka.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Nëse keni dikë të veçantë që ju jep këshilla të vlefshme, atëherë sot është momenti i duhur për të vrapuar tek ai dhe ti tregoni gjithçka që ju shqetëson. Mos u shqetëso se çfarë do mendojë për ju, përkundrazi do ju ndihmojë jo vetëm me këshillat e tij. Prandaj mos humb më kohë.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Sot do jetë një ditë e qetë, ngrohtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një çështje që ju mundonte prej kohësh. Jeni në rrugën e duhur, pasi familja jo vetëm që nuk të braktis asnjëherë por do ju japin këshilla mjaft të vlefshme, të cilat do i vini menjëherë në zbatim.