Muaji tetor po shkon drejt mbylljes e tani bëhen bilancet, në shenjë reflektimi. Por, janë tre shenja të Zodiakut, për të cilët ky fund muaji sjell një rilindje të vërtetë, si në planin shpirtëror, ashtu edhe në atë personal.

Dashi

Ky fund muaji shënon një kthesë të fortë për Dashin. Pas një periudhe pasigurie dhe reflektimi, gjithçka fillon të marrë formë. Çështje të mbetura pezull, më në fund zgjidhen, ndërsa vendosmëria dhe guximi karakteristik e shtyjnë Dashin drejt vendimeve të rëndësishme. Mund të jetë momenti ideal për të nisur një projekt të ri apo për të bërë një hap që është shtyrë prej kohësh.

Gaforrja

Gaforrja po kalon në një fazë pastrimi të thellë emocional. Kjo periudhë favorizon largimin nga lidhjet ose situatat që nuk kanë më kuptim. Eshtë momenti për të mbyllur kapituj të vjetër dhe për të gjetur qetësinë në familje e në zemër. Intuita e fortë do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të sakta dhe universi do t’ju shpërblejë për sinqeritetin tuaj të brendshëm.

Luani

Më në fund, Luani del në fokus. Ditët e fundit të tetorit, këtë shenjë e gjejnë më të fortë, më të sigurt e gati për të ndriçuar sërish. Ndryshimet në jetën profesionale apo personale janë të pashmangshme, por këtë herë ato vijnë për t’i dhënë Luanit vendin që meriton.