E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shkurt për secilën shenjë të zodiakut.
Si parashikohet Shkurti për Binjakët?
Pavarësisht se Binjakët kanë kaluar shumë situata të vështira në jetën e tyre, shumë pengesa, do dalin nga situata dhe do çeli diçka e re. Do kenë rilindje të diçkaje të re. Pavarësisht se mund të jenë të mërzitur për tre kërkesa që i janë refuzuar, dy përgjigje do i parashtrohen. Mund të jenë të mërzitur ose kanë derdhur lot për një person që kanë humbur, por përsëri do të dalin të fituar.
Do bëjnë udhëtime të gjata. Do lindi një dashuri pasionante dhe vullkanike. Do përballen me persona që mund të jenë të lëkundur me mendimet e tyre, kanë mundësinë për t’ia dhënë një shans dhe nuk do t’ia japin. Do të dalin të fituar në të gjitha drejtimet nëse kanë të bëjnë me seanca gjyqësore, drejtësi, provime, dokumente. Janë shumë të sinqertë. Nuk shikoj probleme shëndetësore. Në dashuri do jenë mirë. Do kenë një ngritje ekonomike financiare. Për çdo vendim që do marrin Binjakët, do dalë e drejta e tyre. /TAR/


