Astrologjia zbulon se cilat shenja e përdorin sakrazmën si art, mbrojtje dhe inteligjencë të pastër:

Akrepi

Për Akrepat, sarkazma është mekanizëm mbrojtës, edhe test, nëse nuk e kuptoni shakanë e tyre, ndoshta nuk ia vlen të keni besimin e tyre.

Humori i tyre nuk është për këdo. Shpesh është i ngjyrosur me cinizëm dhe sinqeritet brutal, i mbështjellë me një ironi aq të hollë sa shumëkush mbetet i hutuar. Akrepi kënaqet me reagimet që shkakton dhe buzëqeshja e tij e kënaqur pas një shënjestërimi perfekt sarkastik flet më shumë se një mijë fjalë.

Binjakët

Sundimtari i Binjakëve është Merkuri, planeti i komunikimit, që u jep atyre aftësi të jashtëzakonshme verbale. Binjakët luajnë me fjalët si magjistarë dhe sarkazma është një nga truket e tyre të preferuara. Humori i tyre është i shpejtë, inteligjent dhe shpesh aq i shtresëzuar sa duhet ta “çbëni nyjë” për të kuptuar thelbin.

Ndryshe nga sarkazma e errët e Akrepit, ajo e Binjakëve është më e lehtë dhe më lozonjare, por aspak më pak e mprehtë. Ata do t’ju “pickojnë” me buzëqeshje në fytyrë dhe ju do të qeshni me ta, vetëm më vonë duke e kuptuar thellësinë e ironisë së tyre. Qëllimi i tyre është të nxisin mendimin, jo të lëndojnë, megjithëse ndonjëherë nuk dinë të vendosin kufirin.

Virgjëresha

Gjithashtu nën sundimin e Merkurit, Virgjëreshat e bazojnë sarkazmën në analizë, logjikë dhe vëzhgim të përkryer të detajeve. Ato vërejnë çdo mospërputhje dhe mangësi në rrethin e tyre dhe nuk mund t’i rezistojnë tundimit për ta komentuar në mënyrën e tyre të thatë dhe ironike. Shprehja e fytyrës së tyre mbetet krejtësisht serioze, gjë që e huton edhe më shumë bashkëbiseduesin.

Sarkazma e Virgjëreshës është e saktë si bisturia e kirurgut. Nuk është e zhurmshme as dramatike, por e qetë dhe vdekjeprurëse. Ato do t’ju korrigjojnë me një fjali, do të japin një fakt dhe gjithçka do ta spërkasin me një dozë ironie që godet fiks në shenjë. Humori i tyre vlerësohet vetëm nga ata që pëlqejnë shakatë inteligjente dhe mirë të menduara.

Ujori

Ujorët janë të njohur për këndvështrimin e tyre ekscentrik ndaj botës dhe humori i tyre është pasqyrim i kësaj. Sarkazma e tyre është intelektuale, shpesh abstrakte dhe e drejtuar kah kritika e normave shoqërore, absurditeteve dhe marrëzive njerëzore në përgjithësi. Ndërsa të tjerët tregojnë barsoleta, Ujori do të rrëfejë një anekdotë ironike për sistemin që do t’ju bëjë të qeshni dhe të mendoni njëkohësisht.

Ata përdorin ironinë për t’u distancuar nga emocionet dhe për të parë situatat nga një perspektivë më e gjerë, pothuajse shkencore. Shakatë e tyre shpesh nuk janë personale. Shumë njerëz nuk do t’i kuptojnë, sepse mendja e Ujorit funksionon disa hapa përpara mesatares, por ata që i kuptojnë i vlerësojnë si gjeni të komedisë.

Bricjapi

Humori i Bricjapit është aq i thatë sa mund të ndizte zjarr. Këndi i tyre pesimist dhe realist i jetës është terreni perfekt për humor cinik dhe sarkastik. Bricjapi nuk e shpenzon energjinë për shaka të zakonshme, vërejtjet e tyre janë të shkurtra, të ngjeshura dhe të thëna me fytyrë të ngrirë, gjë që i bën edhe më të qesharake.

Ata janë mjeshtër të ironisë së ftohtë. Do të thonë diçka krejtësisht absurde me ton serioz, duke ju lënë të pyesni nëse po bënin shaka apo jo. Për Bricjapin, sarkazma është mënyrë për t’u përballur me vështirësitë dhe stresin. Nëse Bricjapi tallet me ju në këtë mënyrë, kjo është në fakt shenjë se ju ka për zemër dhe ju konsideron mjaft inteligjent për ta kuptuar.