E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shkurt për secilën shenjë të zodiakut.
Pjesë nga biseda:
Cila është shenja më me fat e muajit shkurt?
Mund të jetë Ujori, sepse janë në muajin e tyre. Mund të kenë pak peripecira, pengesa të vogla, por do kenë fat në dashuri, në punë, në karrierë, në financë, në biznesin e tyre. Do të jetë muaji i tyre.
Po shenja më pa fat?
Shenjat më pa fat do jenë Akrepi, Shigjetari dhe Demi. Do të kenë pengesa.

