Kjo javë (3–9 nëntor) ndan qartë ata që janë gati të ecin përpara me guxim dhe besim nga ata që kanë nevojë për durim dhe reflektim. Për të gjithë, yjet sjellin një mesazh të përbashkët: çdo lëvizje, qoftë edhe e vogël, mund të çojë drejt një ndryshimi të madh, nëse bëhet me vetëdije dhe qetësi

Java e parë e nëntorit hapet me energji të forta për disa shenja që do të ndjejnë qartësi, përparim dhe besim në rrugën e tyre.

Qielli i kësaj jave shpërblen përkushtimin, sinqeritetin dhe guximin për të ndryshuar.

Këto janë tre shenjat që do të përfitojnë më shumë:

Luani

Luani ndodhet në një nga periudhat më të ndritshme të vjeshtës. Dielli dhe yjet e tjerë e mbështesin fuqishëm në çdo drejtim. Në punë, një projekt i nisur kohë më parë merr formë dhe sjell sukses konkret, ndërsa në dashuri rikthehen pasioni dhe afërsia. Kjo është java për të vepruar me vetëbesim, për të marrë përgjegjësi të reja dhe për të vënë në pah aftësitë e tua. Kujdes vetëm me shpenzimet e tepërta. Java përfundon me ndjesinë e arritjes dhe me një hov të ri për periudhën që vjen.

Akrepi

Dielli në shenjën tënde ju jep fuqi, vendosmëri dhe ndikim të fortë tek të tjerët. Java sjell transformime pozitive, sidomos në jetën personale. Në dashuri, lidhjet bëhen më të thella, ndërsa për beqarët është koha e takimeve me ndikim. Në punë, rezultatet janë të prekshme dhe vijnë si shpërblim i përpjekjeve të muajve të fundit. Shëndeti është në përmirësim, por duhet shmangur lodhja. Një javë që flet për rilindje dhe forcim të identitetit personal – Akrepi këtë herë udhëheq me qetësi dhe siguri.

Dashi

Marsi të vendos në qendër të veprimit dhe të jep energji të fuqishme. Kjo është java e fillimeve dhe e guximit. Në punë, një propozim apo mundësi e re mund të të ndryshojë ritmin e zakonshëm – mos e humb rastin. Në dashuri rikthehen gjallëria dhe dëshira për të ndarë ndjenja të sinqerta. Shëndeti është në rritje dhe forma fizike në përmirësim. Kjo periudhë të jep shtytjen që të kthehesh sërish në drejtimin e duhur dhe të ndërtosh diçka që të përfaqëson vërtet.