Astrologu i njohur, Hysgen Dauti, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

I pyetur se ‘si parashikohet vera për Dashin?’, astrologu u përgjigj:

“Për Dashin do të jetë një epokë e re, është totalisht një rilindje. Duhet t’i themi ‘lamtumirë’ ish-ave, sepse kur ndalemi tek Dashi, kemi të bëjmë me nismën, me shenjën e parë, që është një rilindje astrologjike. Kemi të bëjmë me projekte të reja, lidhje të reja. Dashi lë totalisht pas të kaluarën dhe janë të detyruar ta lënë. Saturni i detyron të ecin përpara, Neptunu mund ta konfuzojë pak misionin e Dashit, Dielli dhe Mërkuri i dhanë vëmendjen e duhur.

Kemi marrë disa grimca idesh se çfarë vjen pas, projekte të reja, punë e re, do të dobësohet marrëdhënia me punët e vjetra shumë-vjeçare, do të dobësohet një marrëdhënie e vjetër që nuk sjell më zhvillim për Dashin. Kjo verë sjell vetëm njohje të reja dhe kryesisht Dashët do kenë një punë me shumë rëndësi përgjatë verës. Mbase vera nuk është tipikisht sezoni kur mund të nisin punë të reja, por për Dashin kështu do funksionojë. Nëse të gjithë do jenë duke bërë qejf, Dashi do jetë në ambicien maksimale. Dhe lidhje e re shumë e fortë, është në 2-vjeçarin e martesave. Kështu që të gjithë Dashët që janë në prag divorci, do japin procedurat e fundit dhe do nisin marrëdhënie të reja. Ndërsa beqarët do kalojnë shpejt në marrëdhënie serioze”.