Që nga sot, marrëdhëniet e këtyre shenjave të zodiakut do të përmirësohen ndjeshëm:

Gaforrja

Eklipsi Hënor i 7 shtatorit hap një kapitull të ri për ju në fushën e ndjenjave. Është koha të përballeni me frikërat që ju kanë mbajtur pas dhe të liroheni nga pasiguritë e së shkuarës. Lëreni të vjetrën pas, hapni zemrën dhe lejoni që një lidhje e re të lindë, ose që marrëdhënia ekzistuese të fitojë thellësi dhe kuptim më të madh. Ëndrrat tuaja në dashuri tani janë më afër se kurrë.

Virgjëresha

Kjo periudhë është thirrje për ndërtim dhe konsolidim. Saturni në Peshq sjell qëndrueshmëri, maturi dhe mundësi të reja për angazhim serioz. Nëse kërkoni martesë apo një lidhje të fortë afatgjatë, është momenti ideal. Çdo gjë që mbillni tani, do të ketë rrënjë të thella dhe jetëgjatësi. Jepuni me gjithë shpirt një marrëdhënieje dhe do të shihni shpërblimet që ajo sjell.

Akrepi

Rreshtimi i Jupiterit me Nyjën Veriore ju hap horizonte të reja në jetën personale. Mundësitë vijnë përmes udhëtimeve, zhvendosjeve apo përvojave të reja që do të pasurojnë shpirtin dhe mund të sjellin dashurinë që ju takon me të drejtë. Kjo është një periudhë për të rishkruar historinë tuaj të ndjenjave dhe për të gjetur lidhje më të thella e më të vërteta.

Shigjetari

Urani retrogradë në Binjakë, më 6 shtator pritet të sjellë lëkundje dhe surpriza të papritura në marrëdhënie. Mund të përballeni me njohje të reja që ju marrin mendjen ose rikthimin e ndjenjave të vjetra. Mos kini frikë nga ndryshimi, përdoreni këtë periudhë për zhvillim personal dhe për të krijuar marrëdhënie që ju japin liri, gëzim dhe kuptim.

Peshqit

Eklipsi i 7 shtatorit sjell një atmosferë të mbushur me magji dhe mundësi të reja në dashuri. Zemra juaj do të jetë udhërrëfyesi më i mirë, shprehni ndjenjat hapur, guxoni të hapni dyer të reja dhe pranoni dhuratat që universi ka për ju.