Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e horoskopit, në aspektin romantik, financiar dhe jo vetëm.

I pyetur se si parashikohet muaji qerosh për Demin, astrologu Hysgen Dauti u shpreh se, ‘pozicionet në Gaforre gjithmonë favorizojnë Demin që të zgjerohen në fushën e marketingut, në fushën e të njohurit, socializimit, kontakteve, pra kemi një zgjerim të madh në punën dhe biznesin e tyre’.

“Zakonisht Demët janë shenja që kanë biznes, kështu që ajo që zhvillohet më shumë në këtë lëvizje planetare është fusha e biznesit, fusha e parave. Një gjë pak më specifike mund të jetë një makinë apo një mjet luksoz transporti që mund t’u vijë Demave. Ose ata që e kanë pjesë të biznesit këtë gjë dhe merren me makina, ose ata që duan të bëjnë një blerje personale, ose mund të jenë duke pritur një dhuratë. Kështu që diçka e mirë po vjen për Demët, por po vjen si bonus nga universi, jo si diçka për të cilën po luftojnë apo po përpiqen vetë për ta arritur. Dashuria nuk është ende e qartë por një ‘date’ i rëndësishëm mund të ndodhë gjatë këtij muaji, një romancë shumë e fortë mund të ndodhë”, vijoi parashikimin astrologu.