Një zhvillim i rëndësishëm astrologjik pritet të ndikojë ndjeshëm disa shenja të zodiakut, pasi planeti Mars ka hyrë në shenjën e Dashit, duke sjellë energji të fortë dhe dinamika të reja. Sipas astrologëve, kjo periudhë karakterizohet nga rritje e impulsivitetit, vendime të shpejta dhe tensione më të larta në jetën e përditshme, veçanërisht në aspektet profesionale dhe personale.

Tri shenja pritet të ndjejnë më shumë këtë ndikim. Gaforrja përballet me presion në karrierë dhe marrëdhënie në punë, ku mund të lindin konflikte me eprorët ose kolegët. Peshorja do të përjetojë tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, ku çështje të pazgjidhura mund të dalin në sipërfaqe dhe të kërkojnë zgjidhje të drejtpërdrejtë.

Ndërsa për Bricjapin, ndikimi do të reflektohet në jetën familjare dhe private, ku mund të shfaqen konflikte dhe situata të mbartura nga e kaluara. Ekspertët këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të shmangen reagimet impulsive, të ruhet qetësia dhe të kanalizohet energjia në mënyrë pozitive, pasi ndikimi i Marsit do të zgjasë disa javë.